“Po përgatitet skenar dhune, ftojmë shqiptarët në protestë”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëron përgatitjen e një skenari të dhunshëm kundër deputetëve që kanë hyrë në grevë urie në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. “Unë kuptova se po përgatitet një skenar i dhunshëm, po përgatiten forca policore apo çfarëdo qofshin për të ndërhyrë në mënyrë të dhunshme në Kuvendin e Shqipërisë për të goditur deputetët grevistë. Unë këtë kuptova që nesër do ketë një skenar dhune nga ana e shtetit”, - tha deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, pas Konferencës së Kryetarëve. Ai tha se i kërkoi kryeparlamentares dhe dy partive të mëdha të heqin dorë nga dhuna dhe të fillojnë të negociojnë për ta bërë sa më transparent administrimin e zgjedhjeve. “Zgjidhja është e thjeshtë, mjafton që dy partitë e mëdha të lejojnë dhe konkurrentët e tjerë të kenë anëtarë në komisionet e numërimit. Pse PD dhe PS nuk dëshiron të ketë të tjerë për të parë se për kë votuan shqiptarët. Kemi të drejtë të dyshojmë se ata duan ta vendosin rezultatin në tavolinë në marrëveshje me njëri-tjetrin”, - tha Prifti. Por ai theksoi se LSI nuk do ta lejojë këtë gjë, prandaj u bëri thirrje shqiptarëve që t i bashkohen sot në orën 10 protestës së tyre para Kuvendit. Ai shtoi më tej se ftoi Topallin që të jetë kryenegociatorja mes partive politike. Lidhur me kushtet në të cilat po zhvillohet greva, Prifti tha se Konferenca e Kryetarëve ra pjesërisht në konsensus për të përmirësuar kushtet e kësaj greve, duke lejuar kujdesin shëndetësor dhe marrjen e masave ndaj të ftohtit. Ai shtoi se kostoja e kësaj që po ndodh është e kësaj mazhorance.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008