Perkthimet vonuan firmosjen e MSA-se
INTERVISTA Ministrja e Integrimit ne nje interviste ne “Ntv”, ndalet ne kritikat qe Presidenti i Republikes hodhi se ratifikimi i Marreveshjes se Asocim-Stabilizimit me BE-ne, eshte i pamjaftueshem. Sqaron se jane ceshtje teknike dhe siguron se 10 nga 25 shtete qe kane mbetur pa nenshkruar, do ta perfundojne kete proces brenda qershorit qe vjen
Ndersa ju u kthyet nga Sllovenia, Presidenti i Republikes u shpreh per here te pare me tone kritike per sa i perket ratifikimit te MSA-se nga vendet anetare te BE-se. Ai tha se: “Jemi te ndergjegjshem se nuk kemi me kohe per te humbur. Ratifikimi i marreveshjes vetem nga 15 vende anetare eshte inkurajues, por i pamjaftueshem”.
Sllovenia ishte e fundit ne rang te vizitave, te cilat, per hir te se vertetes, kane qene shume te ngjeshura qe nga fillimi i ketij viti. Kjo vizite ne Slloveni, e cila nuk ishte e para, u be prej faktit se Sllovenia eshte presidente e radhes e Bashkimit Evropian. Nje nga prioritetet e presidences sllovene, eshte pikerisht fokusimi i zgjerimit te BE-se, te vendet e Ballkanit Perendimor. Nuk kam pasur mundesi ta degjoj drejtperdrejt deklaraten e Presidentit Topi dje, per faktin se kam qene ne udhetim, por e kam lexuar dhe jam njohur me te, nepermjet gazetave. Ne rolin e ministrit te Integrimit, ne fakt, kam nje qasje, e cila i atashohet shume qasjes se Presidentit Topi, gjithsesi me duhet te jap arsyetimin dhe argumentin mbi kete logjike. Procesi i ratifikimit te MSA-se, eshte nje proces normal dhe shume teknik. Ne momentin qe nenshkruhet Marreveshja e Stabilizim- Asocimit, nuk ka rruge tjeter, vec ratifikimit nga parlamentet e vendeve anetare te BE-se. MSA-ja eshte ratifikuar nga 15 vende. Kemi nevoje edhe per 10 vende te tjera qe te plotesohet numri 25.
Pse 25 vende? A nuk duhet te jene 27?
Jo, sepse Rumania dhe Bullgaria, pavaresisht se jane tashme pjese e BE-se, nuk kane qene anetare ne momentin kur MSA-ja eshte nenshkruar me Shqiperine. Keto dy vende nuk kane detyrim per ta nenshkruar MSA-ne. Ato bejne vetem nje siglim te Marreveshjes se Ndermjetme.
Kjo do te thote se ne nje vit e gjysme, nga nenshkrimin i MSA-se, ne kemi kaluar pjesen me te madhe te vendeve te BE-se, te cilat duhet te ratifikojne kete marreveshje.
Cfare ka ndodhur me vendet e tjera, pra me ato qe nuk e kane ratifikuar ende MSA-ne?
Pati probleme ne variantin e perkthimit te MSA-se per Gjermanine dhe Austrine. E njejta gje ndodhi me perkthimin ne gjuhen greke. E keto probleme e veshtiresuan ratifikimin e MSA-se nga Gjermania, Austria, Greqia dhe Qipro.
Qe prej se henes qe shkoi, ky problem nuk ekziston me. Me sa jemi njoftuar nga Keshilli dhe nga Misioni yne ne Bruksel, edhe periudha tre-javore qe u lihet parlamenteve te cdo vendi per te bere komentet e tyre, nese perkthimi eshte tashme i sakte, ka kaluar. Pengesa burokratike, pra perkthimi, nuk ekziston me as per Gjermanine, Austrine e as per Greqine e Qipron. Nderkaq presim qe edhe Franca ta ratifikoje shume shpejt marreveshjen. Duhet te permend ketu, ashtu sic edhe ju e dini, se Franca vjet ka kaluar procesin e zgjedhjeve presidenciale, zgjedhjeve parlamentare. Po ashtu edhe Greqia ka qene ne kete proces. Cka do te thote se kane qene pikerisht keto procedura parlamentare dhe zhvillimet e brendshme te ketyre vendeve qe nuk kane bere te mundur, nenshkrimin e MSA-se prej tyre. Ne cilesine e ministrit te Integrimit, qe gjate nje viti ka ndjekur nga afer ecurine e kesaj marreveshjeje, nuk ka asnje motiv politik qe kjo marreveshje te mos ratifikohet. Dua t’ju them se ne nje kohe kur BE-ja ishte me 15 vende anetare, Kroacise iu deshen 3 vjet per te ratifikuar marreveshjen. Une jam e sigurt qe ratifikimi i MSA-se me Shqiperine do te mbyllet brenda qershorit te ketij viti.
A jeni e sigurt se edhe keto 10 vende qe kane mbetur, do ta ratifikojne MSA-ne brenda qershorit?
Ky eshte prioriteti yne, qe brenda muajit qershor edhe 10 vendet e tjera ta ratifikojne marreveshjen. E kur marreveshja te hyje ne fuqi, pra ne qershor te ketij viti, te veprojme ne planin e zbatimit.
Urojme gjithsesi, qe te mos kete me pengesa perkthimi. Gjithsesi, ka vende, te cilat nuk kane shprehur mungese te vullnetit politik, por qe nuk kane pasur as probleme me procedurat e perkthimit, te tipit qe ju permendet.
Po, eshte Malta dhe Portugalia.
Edhe Danimarka.
Danimarka e ka kaluar tashme ne Parlament, pritet vetem miratimi i fundit, ndoshta brenda muajit shkurt. Nderkaq edhe ne Malte marreveshja ka kaluar ne Komisionin Parlamentar e do kaloje shume shpejt ne Parlament. Pritet qe brenda marsit do te mbyllet ratifikimi edhe nga keto dy vende.
Ne fakt, pas deklarates qe beri dje Presidenti, ka qene i pari ambasadori i Danimarkes, i cili ka reaguar pozitivisht, duke u shprehur dhe dhene fjalen Presidentit se Danimarka ka per ta ratifikuar shume shpejt MSA-ne.
C’eshte e verteta une e kam pasur qe ne dhjetor kete premtim per Danimarken, por periudha e pushimeve, e zgjedhjeve solli kete zvarritje. E thashe dhe pak me pare, ratifikimi i MSA-se eshte me teper nje procedure, e cila shpeshhere duhet nxitur per t’u pershpejtuar. Nuk ka asnje arsye qe te mos zbatohet.
Ne fakt, per ratifikimin e kesaj marreveshjeje nga parlamentet e vendeve te ndryshme anetare te BE-se, ka qene mjaft aktive, qe prej dy vjetesh, edhe Kryetarja e Parlamentit. Ne mos gabohem, nje prej vizitave te saj te para, ndoshta perpara nje viti e gjysme, ka qene vizita e saj ne France, ku ka premtuar se parlamenti francez do ta ratifikonte kete marreveshje, gje e cila nuk ka ndodhur. Gjithashtu, edhe ministri i Jashtem, z. Mustafaj, me vone edhe z. Basha, dhe ju sot si ministre e Integrimit keni qene mjaft aktive per ratifikimin e kesaj marreveshjeje. A nuk ju duket se ka pasur nje fare teprimi per sa i perket institucioneve shteterore per t’u angazhuar, ose me sakte, nje fare veteprotagonizmi te institucioneve per ratifikimin e MSA-se, qe, gjithsesi, akoma nuk ka perfunduar?
Besoj se kjo qe thoni ju, duhet te jete nje pershtypje e krijuar, per faktin se prioritetet kryesore te shprehura nga qeveria shqiptare, nuk levizin ne dy kahe te kunderta. Per faktin se protagonistet, Kryetari i Kuvendit, Ministri i Jashtem, Ministri i Integrimit, por sigurisht dhe Kryeministri dhe Presidenti i vendit, ne cdo takim bilateral ose jo, levizin ne keto prioritete. Artikulimi i mesazhit dhe i tezave nga Shqiperia jane integrimi Euroatlantik i Shqiperise dhe nje perspektive evropiane ne pergjithesi e rajonit. Cfaredolloj mesazhi, nga cilido perfaqesues i larte i politikes shqiptare, ka kontributin e tij. Gjithsesi, ne konceptin tim, dhe shpresoj te mos jem e gabuar, diplomacia e vertete dhe diplomacia reale eshte diplomacia e bere nga diplomatet, ose nga Ministria e Jashtme. Gjithkush nga ne ne vizitat e tij zyrtare, leviz ne baze te orientimeve te cilat percillen nga Ministria e Jashtme, i cili eshte institucioni pergjegjes per politiken e jashtme te Shqiperise. Per mua, diplomacia eshte diplomacia e Ministrise se Jashtme. Aktoret e tjere e kane rolin teresisht te percaktuar. Lobimi nuk i ben keq askujt. Nje gje prej se ciles ka vuajtur Shqiperia, ka qene imazhi i keq. Une nuk shoh me xhelozi asnje levizje te asnje aktori politik, i cili shton nje gur vlerash ne kete imazh te ri te Shqiperise. Ajo qe eshte e rendesishme eshte fakti qe asnje nga keto levizje nuk duhet te perdoret per shtimin e kredive personale. Gjithkush nga ne perfaqeson, kudo qe shkon Republiken e Shqiperise. Une nuk besoj, qe nje proces, sic eshte dhe ratifikimi i MSA-se nga nje vend, ndodh per faktin se isha une personi qe nxita procesin, apo pse isha une personin i pranishem ne vizitat e rendesishme zyrtare. Veprimi qe behet, i besohet shtetit shqiptar.
Ju thoni se lobimi s’ka asgje te keqe, gjithsesi a ka pasur dublime te lobimit, te tre zyrtareve te larte, Kryetares se Kuvendit, ministrit te Jashtem dhe ministres se Integrimit edhe ne nje vend te caktuar per ratifikimin e MSA-se?
Per te shmangur keto dublime, ne fakt, te cilat kane qene te ndjeshme ne periudhen e pare, kur edhe mua m’u krijua pershtypja sikur kishte nje lloj gare, cili nga ne do te ishte i pari per te konfirmuar lajmin e nje ratifikimi nga nje shtet anetar, jam munduar qe ne rolin dhe misionin e ministrit te Integrimit t’i shtoj nje element tjeter vizitave bilaterale: kerkesen per asistence ne procesin e integrimit te Shqiperise, vendeve te cilat jane anetare. Gje te cilen nuk e artikulon kaq fort ministri i Jashtem. Sot ne kemi te nenshkruar dy memorandume me dy shtete anetare te BE-se. Ne Slloveni, ne takimin e ninistrave te Jashtem qe do te behet ne mars, do te jene ministrat e Jashtem qe do te nenshkruajne nje memorandum tjeter bashkepunimi, qe parashikon asistence teknike.
Cila do te jete axhenda e Ministrise se Integrimit pas ratifikimit te MSA-se nga te gjitha vendet e BE-se?
Mbas ratifikimit te MSA-se, Shqiperia do te filloje te ndjeke me rigorozitet zbatimin e nje plani masash. Pasi kjo marreveshje hyn ne fuqi, jane nje sere detyrimesh te tjera, te cilat shtrojne rrugen dhe i japin mundesi pergatitjes per marrjen e statusit te vendit kandidat, per hapjen e negociatave per anetaresim. Ky proces udhehiqet nga dy dokumente te rendesishem: dokumenti i Partneritetit Evropian, qe prodhohet cdo vit nga Komisioni Evropian dhe Progres Raporti qe gjithashtu cdo vit dhe komentohet e konsultohet disa here. Plus ketyre, ne momentin qe hyn ne fuqi MSA-ja eshte dhe Plani i Masave, i cili do te shqyrtohet javen qe vjen nga ne ne Bruksel. Ky eshte nje fakt shume pozitiv qe tregon se procesi i ratifikimit eshte drejt mbylljes se tij. Perndryshe nuk do te kishte perse t’i afroheshim kaq shpejt ketij Plani.
Urojme qe vertet procesi te jete drejt mbylljes se tij. Znj.Bregu, pervec se jeni ministre e Integrimit, jeni edhe zedhenese e qeverise. Nje prej argumenteve kryesore qe Kryeministri ka perdorur per te shpjeguar rezultatin jo fort te mire ne zgjedhjet lokale 2007 ka qene mediatizimi i keq qe i eshte bere punes se qeverise. Cili eshte perceptimi juaj mbi imazhin e qeverise sot ne media? Pas emerimit tuaj si zedhenese, ka nje imazh me pozitiv, apo vazhdon te jete ai i nje viti me pare?
Une e kam te veshtire t’i jap nje pergjigje te drejtperdrejte pyetjes tuaj. Jo vetem ne pozicionin e ministres, apo te zedheneses se qeverise, por dhe thjesht te nje njeriu qe prej me shume se nje viti, ndjek nga afer volumin e punes, gatishmerine dhe marrjen persiper te reformave te medha nga ana e qeverise, sigurisht qe do te deshiroja qe ky imazh te ishte shume pozitiv. Perceptimet jane te ndryshme. Por une jam e bindur se, nese ky imazh nuk eshte plotesisht i tille, pra pozitiv, kjo nuk ka te beje dhe aq me faktin se njerezit i besojne apo jo reformave te ndermarra nga qeveria sesa me faktin se reformat e medha duan kohe qe te pertypen nga njerezit. Ndryshimet e medha nuk ndodhin ne nje nate. Do te thosha se shpesh here ka veshtiresi per te transmetuar te njerezit rezultatet e punes se nje qeverisje. Ne jemi munduar dhe kemi sjelle ndryshime ne menyren e percjelljes se ketij informacioni, permes nje departamenti me te organizuar, permes nje newsletter-i qe del cdo jave dhe iu percillet ambasadave dhe misioneve jashte, permes nje konference javore here te zedhenesit here te ministrave te tjere, por..
.... Por nuk keni cfare te mbroni?
Jo, absolutisht jo. Ka shume gjera per te mbrojtur, sic eshte dhe misioni me madhor i kesaj qeverie: lufta kunder korrupsionit. Lufte e cila nuk duhet te konceptohet si nje gur qe e merr, e hedh diku dhe nuk e ke me. Eshte e veshtire t’i bindesh njerezit qe ky korrupsion, i cili eshte hasur me vite te tera, ne cdo aspekt te jetes sone, mund te shkulet kaq lehte. Nje mision i tille, kaq i veshtire nuk mund te konsiderohet dot i mbaruar per dy vjet apo per nje mandat qeveritar. Jo me kot vazhdon te mbetet ne qender te kerkesave te te gjithe nderkombetareve, ne qender te te gjithe raporteve. Do doja t’ju kujtoja se sot Rumania, qe eshte vend anetar i BE-se, ka ende nje perceptim shume te renduar per sa i perket korrupsionit.
Slogani kryesor i PD-se ka qene tolerance zero ndaj korrupsionit dhe krimit ne kete vend. Ne institucionet qe kane te bejne direkt me interesin e qytetareve, pas 3 korrikut nuk ka perceptim se ryshfeti eshte ne ulje e nuk ka mendim pozitiv per luften kunder korrupsionit. Po i referohem nje konference per shtyp te njerit prej zyrtareve te PS-se, nje nder te paktave ku opozita e z. Rama jane mjaft konkrete dhe korrekte. Vetem per sa i perket zyrave te regjistrimit te pasurise nuk eshte se ka ndryshuar gje me kete qeverisje. Per te mos thene qe gjoba eshte rritur...
Ne qofte se do t’i referohemi sondazheve te cilat jane bere publike, perceptimi per nivelin e korrupsionit mbetet ende i larte por kjo nuk do te thote qe nuk ka pasur arritje ne fusha te caktuara. Nuk duhet te harrojme se ne cilen grope ishte korrupsioni kur PD erdhi ne pushtet. Ndaj ajo qe une doja te theksoja eshte se ne, duke perfshire mediat, qeverine, duhet te crrenjosim modelin e korrupsionit, gje qe nuk behet dot vetem me politika dhe reforma qeveritare.
Ne nje analize te pergjithshme, del se kjo eshte qeveria e gjerave te medha: integrimit ne NATO, ne BE, pavaresia e Kosoves, ndertimit i vepres me te madhe publike ne historine e Shqiperise, rruges Durres-Kukes. Ama eshte edhe qeveria e rritjes se cmimeve, e krizes energjetike, e mos mbajtjes se premtimit kryesor, asaj qe thame pak me pare, tolerances 0 ndaj korrupsionit. Me kete balance, a mund t’i fitoni zgjedhjet e 2009-es?.
Jo vetem qe parashikoj, por besoj se 2009-a do t’i japi nje mandat tjeter forces qe eshte ne pushtet. Une nuk e shoh situaten kaq bardhezi sa e pasqyroni ju. Ne qofte se do te listojme arritjet, sigurisht qe jane shume me teper se kaq, pavaresisht prekshmerise se tyre. Une nuk kam asnje hezitim te them se volumi i punes se kesaj qeveria eshte absolutisht me i madhi i ndermarre nga qeverite ne rajon. Ky nuk eshte vleresimi vetem i zedheneses se qeverise, por edhe i nderkombetareve.
Besoni ne zgjedhjet e 2009-es edhe pse gjerat e prekshme nga qytetaret kane nje impakt negativ?
Nuk eshte impakt negativ. Qytetaret jane njerezit te cilet te kuptojne shume me mire sesa nje kundershtar apo aleat politik, i cili mund ta shfrytezoje nje reforme x per te te levizur, lekundur apo per te te kundershtuar. Gjeja me e rendesishme eshte besimi ne seriozitetin ne ndermarrjen e reformave. Nuk besoj se sot ka nje qytetar ne Shqiperi qe mendon se kjo qeveri nuk po punon seriozisht per reformat e ndermarra. E kam fjalen ketu edhe per ato reformat e prekshme sic jane ulja e taksave, liberalizimi i sistemit arsimor etj.
A eshte kjo qeveria me e mire qe mund te jape e djathta per te shkuar ne zgjedhjet e 2009-es?
Besoj qe eshte nje grupim njerezish te perkushtuar. Mbase me e mira e mundshme.
A mendoni, duke pasur parasysh kapacitetet brenda PD-se, z.Berisha ka mundesine e krijimit te nje kabineti me te mire sesa ky qe eshte?
Kapacitetet jane jo vetem brenda PD-se por edhe tek aleatet. Gjithsesi, ky eshte nje vendim qe eshte krejtesisht ne dore te kryeministri. Une nuk kam ndermend te komentoj asgje qe varet prej tij. Ajo qe une dua te them eshte se do te doja qe marredhenia ndermjet anetareve te ketij kabineti qeveritar, te kishte ne thelb te saj qellimin madhor te qeverise: permbushja e objektivave te marra.
Duke qene se jeni ne stafin me te ngushte te Kryeministrit, a keni diskutuar me te per ndryshimet qe mund te behen ne kete qeveri dhe per permiresim te imazhit te qeverise?
Se cfare mund te behet per te permiresuar imazhin e qeverise, sigurisht qe po. Ndersa per ndryshimet ne qeveri, une personalisht jo, nuk kam diskutuar, duke respektuar faktin e zgjedhjes se kryeministrit.
Sipas gjykimit tuaj, a duhet te kete ndryshime ne qeveri?
Nisur nga nje pikepamje pragmatike, nuk besoj se nje minister mund te mesohet me detyren e tij per 6 muaj apo nje vit. Sigurisht qe kerkohet nje kohe per t’u ambientuar me pozicionin, me pergjegjesine e madhe qe te jepet per te ushtruar pushtetin. Pare ne kete aspekt, nuk besoj se nje ndryshim ne keto momente do te sillte nje situate surprizuese per x institucion. Duke qene se une vete besoj shume te stafet e punes, do te thosha se do te ishte forcimi i kapaciteteve dhe nje administrate shume me efikase ato cka do te jepnin mundesine qe punet te ecnin me nje ritem me te shpejte apo dhe qe do te sfumonin rolin politik te nje ministri. Megjithate, nuk duhet lene menjane dhe fakti se ajo qe duhet te shoqeroje nje minister ne ushtrimin e postit te tij eshte pasioni dhe pergjegjesia per punen. As pasioni nuk ben dot i vetem, por as pergjegjesia pa pasion nuk mund te ushtrohet.
Znj.Bregu, ju keni qene nje nga personazhet me kryesore te KOP-it. Sot ka dy rryma ne PD. Njera qe mendon se KOP-i eshte perfaqesuar me shume se c’duhet, dhe tjetra qe mendon se KOP-i nuk eshte perfaqesuar mjaftueshem. Ju sigurisht qe duhet te jeni me kete te dyten, duke qene se jeni edhe pjese e KOP-it. Sipas jush, sa qendron mendimi se KOP-it i eshte dhene me shume vend sesa i takon?
Ju me ndate direkt ne grupimin kundra ketij mendimi. Ajo qe une dua te kujtoj, ne lidhje me kete pyetje qe me bete, jane intervistat e pare dhene ne vitin 2005, kur vendosem te ishim pjese e ketij grupimi politik te quajtur KOP. Pavaresisht background-eve tona, lidhjeve me PD-ne, pak kush na pyeti se cilat kishin qene lidhjet tona te hershme me PD-ne. Dua te kujtoj gjithashtu se pak nga ata qe ishin prezent gjithe kohen ne PD, u interesua te dinte sesa qendrestare kishim qene dhe ne ne bindjet tona, ne dijet tona, ne ndjekjen e kesaj vije. Dikush sigurisht qe i dinte shume mire, dikush bente sikur nuk i dinte dhe nuk permendte asnjehere. Une nuk kam pritur ne 2005-en, qe njerezit te cilet jane pjese e nje organizmi te madh, te jene motra dhe vellezer. Pra nuk prisja dhe nuk pres qe te kete ndjenja dashurie te ndersjella, apo marredhenie qe lidhin pazgjidhshmerisht fatin e njerit me ate te tjetrit. Kjo lloj marredhenieje ushqen ambicien pozitive te disa dhe xhelozine dhe sqimen tek disa te tjere. Elementi me i veshtire per t’u perballur eshte inati. Nese ambicia eshte pozitive, mire se te vije per kedo. Ajo qe une dua te them, si pergjigje te pyetjes tende eshte se zgjerimi i PD-se nuk duhet te ndaloje. Nese ky proces konsiderohet i mbyllur, ky mund te quhet rreziku me i madh jo vetem i PD-se, por i cdo lloj force tjeter politike.
A eshte pranuar ne te vertete kjo hapje e 2005-es?
Perderisa ekziston do te thote se eshte pranuar. Eshte mirepritur nga strukturat e PD-se. Perderisa jemi zgjedhur e propozuar, perderisa ka nje perceptim te mire, KOP-i nuk ka pse te quhet nje fenomen jo i pranuar. Ndaj e perseri edhe nje here se do te doja qe ky proces i zgjerimit te vazhdonte jo vetem ne PD, por edhe te partite e tjera duke mos lene menjane faktin se njerezit qe kane nje profil partiak me te gjate duhet te jene udherrefyes per kete proces, por duke mos e konsideruar minus te te rinjte qe duan te atashohen te nje parti faktin se kane nje jete te shkurter politike. Ne qofte se ndodh keshtu atehere i bie te jemi kthyer ne kohen e Partise se Punes, kur duhej te kryeje stazh partie, per te qene i mirepritur ne struktura. Asnje prej nesh nuk ka ardhur ne PD me idene per te nxjerre nga loja dike tjeter. Ky eshte perceptimi me i gabuar.
Figura qe kane nje jete partie me te gjate se ju, e qe pretendohet te jene udherrefyes per ju ka plot. Por imazhi i vetem femeror ka qene vetem znj. Topalli? A ka qene ajo udheheqese per ju?
Une ne PD jam me ftese te Kryeministrit Berisha. Besoj se, nese nje njeri ka vendosur te ndjeke nje karriere politike, duhet qe t’i besoje personit qe identifikon si figuren kryesore jo vetem si lidershipin e partise, por dhe si figuren te cilen mund ta udheheqe drejt nje karriere te sigurt politike. Identifikimi im eshte me figuren e Kryeministrit.
Identifikimi eshte me figuren e Kryeministrit per nje pjese te mire te KOP-it, qe kane pasur nje karriere politike.
Me shume se karriere, une do ta quaja nje sprove shume te madhe. Ne nje moment tjeter nuk do te kishim qene ne kete moshe ministra.
Fakti qe jeni ftuar vetem nga Kryeministri, duket se keni qene dhe pre e sulmeve te ashpra nga funksionare te tjere te PD-se. Nuk ka ndodhur asnjehere qe nje minister te sulmohet edhe brenda llojit, sa z Basha. Pak a shume keshtu ka ndodhur edhe me ju e pritet te ndodhe pasi te mbaroj sulmi ndaj Bashes. Ju sapo u shprehet se e vetmja lidhje eshte Kryeministri Berisha. Pse duhet te jete kjo e vetmja lidhje?
Jo e vetmja lidhje. Nuk dua te me keqkuptoni. Une thashe se nje njeri qe ka vendosur te merret me politike duhet te zgjedhe nje figure politike prominente, e cila mund ta udhezoje ndoshta dhe per te shmangur ato gabime qe behen pjese e moskohezgjatjes apo formimi politik, i cili domosdoshmerisht kerkon te kesh jo vetem kulturen per te mbajtur nje debat apo bere nje diskutim disi teorik, por dhe per te pasur nje memorie te zhvillimit te kesaj partie, te cilat i perfaqeson kryeministri Berisha. Edhe pse besoj se ky eshte sigurisht nje shans qe te jepet, nuk mendoj megjithate se jam Liza ne Boten e Cudirave. Nuk pres asnje cudi qe te me ndodhe. Ajo qe me takon mua eshte qe te ndjek me pergjegjesi dhe te plotesoj detyrimet, te cilat me jane ngarkuar dhe per te cilat jam ketu sot. Duke mos anashkaluar asnjeri, duke u munduar qe te kemi nje klime sa me te mire perfaqesuese dhe, duke u munduar qe kjo force politike si nje e tere te fitoje zgjedhjet e 2009-es.
U shprehet me pare se kur keni dhene intervisten e pare ne 2005-en, pra kur jeni afruar me KOP-in askush nuk ju ka pyetur se cfare lidhjesh keni pasur me PD-ne perpara 2005-es. Atehere realisht, cfare lidhjesh keni pasur me PD-ne para se te ftoheshit nga z.Berisha per t’u bere pjese e kesaj partie?
Nuk jane lidhje qe kane filluar ne vitin 2005, jane lidhje qe kane filluar ne kohe me te veshtira, fill mbas ‘97-es, ne ‘98-en. Ka qene nje kontribut shume me i thjeshte, por sigurisht ne vijimesi.
Znj. Bregu ju pergezoj dhe ju uroj qe mos te keni ngjallur xhelozi.
Gjithsesi, une besoj se xhelozia e con perpara njerezimin per aq kohe sa nuk perben problem emocional ne vetvete.