E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpifja si mjet jetese

“Gazeta Shqiptare” ka botuar kohet fundit nje sere artikujsh, me saktesisht titujsh, shpifjesh e mashtrimesh te perditshem, te cilet kane ne qender Argita Malltezin.
Per shkak te ngjashmerise se gjysma-shkrimeve po i referohem te fundit prej tyre, i cili merrej me faktin qe zyra juridike e Argita Malltezit eshte regjistruar si biznes i vogel. Te ngresh pyetje mbi nje ceshtje te tille, per te kerkuar sqarime eshte fare normale, te japesh konkluzione, bazuar mbi genjeshtren dhe shpifjen, eshte amorale. Eshte fyerje e rende per inteligjencen e lexuesve, te pakten nese beson se ke lexues.
Nuk do te humbas durimin e askujt per te zberthyer ligesine e genjeshtrave dhe llogarite e shtremberuara qellimisht ne shkrim.
Do te mjaftohem te ritheksoj se kam deklaruar 7,6 milione leke (te reja) xhiro (nuk kam permendur kurre se 4 milione eshte fitimi, apo sa eshte rroga qe kam, sikunder shpif gazeta), te cilat jane produkt i aktivitetit tim privat si avokate, per te cilat jane paguar tatime nje me nje. Cdo aspekt i aktivitetit tim eshte lehtesisht i kontrollueshem, nepermjet organeve tatimore, Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive, apo QKR-se. Transfertat bankare, perseri te shtremberuara nga gazeta, jane ato te deklaruara ne organet perkatese, dhe lidhen jo vetem me aktivitetin tim si avokate, por dhe me te ardhura te meparshme apo nga burime te tjera te deklaruara.
Aktiviteti qe zhvilloj eshte brenda te gjitha ligjeve dhe rregullave dhe kushdo eshte i lire te investigoje dhe te botoje fakte.
Zyrat avokatore krijohen nga te pakten 2 avokate, te cilet mund te ushtrojne aktivitet ne menyre krejt te pavarur nga njeri-tjetrin, por qe bashkohen me qellim ndarjen e shpenzimeve dhe aspekte te ngjashme. Zyrat fillimisht regjistrohen ne Dhomen e Avokateve.
Ne momentin kur une kam filluar aktivitetin, avokatet (me licence personale avokatie) kishin detyrim te regjistroheshin si fillim ne gjykate dhe organet tatimore te pakten si person fizik, te licencoheshin nga Dhoma e Avokateve si Zyre Avokatore, dhe me pas, ne rast rritjeje te aktivitetit pertej pragut te xhiros vjetore prej 8 milione lekesh, te regjistroheshin si person juridik.
Sikunder citohet ne ekstraktin ligjit mbi avokatine, te botuar nga gazeta ne fjale, pika 3 a nenit 24, thote se zyra e avokatise, nese e sheh te arsyeshme dhe brenda interesit te vet, pasi eshte miratuar si e tille nga Dhoma e Avokateve, mund t’i drejtohet gjykates per t’u njohur si person juridik. Kete kane bere te gjithe ata avokate, aktiviteti i te cileve ka prodhuar nje xhiro me te madhe se 8 milione leke. Ne rastin tim, xhiro vjetore vazhdon te mbetet nen kete prag, ndaj dhe une ne perputhje te plote me rregullat, vazhdoj te jem e regjistruar si person fizik.
Nese gazeta do te kish qene e interesuar per te verteten, do ta kish pasur te thjeshte te citonte te dhenat e sakta, te marra nga te njejtat burime qe ajo i ka permendur e me pas keqinterpretuar, sikunder do te kish mesuar qe studio “Malltezi & Kola” ka pushuar aktivitetin prej gati dy vitesh.
Por gazeta nuk eshte e interesuar per te verteten, e ca me pak per publikun, dhe jo sepse keto te fundit nuk te nxjerrin te ardhura te mjaftueshme, por sepse mendon se sot per sot shpifja shitet me shtrenjte. Atehere… rrofte shpifja!
Per nje kohe te gjate, shkrime te cilat permendnin emrin tim i kam pare me indiference duke i trajtuar ne te shumten e rasteve si nje kuriozitet normal i njerezve.
Me vjen keq nese heshtja ime eshte kuptuar si paaftesi per t’u pergjigjur.
Ka ardhur momenti t’u kujtoj fabrikuesve te shpifjes disa fakte: i gjithe aktiviteti im profesional deri tani pasqyrohet ne dokumente organizmash shteterore dhe nderkombetare (Fakulteti i Drejtesise, UN, organe tatimore/dhoma e avokatise). Cdo qindarke eshte e dokumentuar, jo vetem me kontrata dhe bordero, por edhe me deshmite e transfertave bankare te rrogave. Nuk kam zgjedhur asnjehere rrugen e lehte, por rrugen qe me ka mundesuar te mbaj koken lart dhe te pergjigjem ashtu sic duhet.
Kam zgjedhur aktivitetin privat, jo se eshte me i lehti. Perkundrazi, si qindra gra te tjera, une i rris femijet e mi me pune, qe fillon ne 9 e mbaron ne 19:00, dhe qe nga ardhja e kesaj qeverie nuk kam marre asnje qindarke te kontraktuar nga qeveria, ne forme anetaresie ne borde, perfaqesimi kompanish tregtare ne procedura tenderesh, apo ne para publike te prokuruara nga shteti.
Ne keto rrethana, duke mos qene pjese e administrates, i kujtoj gazetes ne fjale se kam mundesine e plote jo vetem te argumentit dhe te pergjigjes publike, por edhe te ballafaqimit ne gjykate, ne cdo moment qe do ta vleresoj te arsyeshme. I kujtoj gjithashtu se ka detyrimin ligjor te botoje pergenjeshtrimin ne te njejten faqe dhe madhesi germe, me te cilat jane botuar dhe shpifja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›