HAPJA E KUTIVE “Presim deri në 18 mars, ndryshe nisim protestat”
Autori i Lajmit: Redaksia
PS i kthehet idesë së protestave. Gjatë fjalës së tij me gazetarët në Korçë Rama foli në lidhje me hetimin e zgjedhjeve duke thënë se kjo çështje nuk do të mbarojë me hapjen e kutive.
Protesta nëse nuk happen kutitë
Duke iu referuar datës 18 mars kur propozimet e PS për hetimin e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive do të kalojnë në Kuvend, Rama tha se opozita mbetet me shpresë se “pala tjeter do të reflektoje edhe në funksion të kerkeses së partnerëve nderkombetarë të gjejë zgjidhje perpara 18 marsit”.
Kreu i opozitës tha më tej se opozita do të përdorë të gjitha rrugët dhe vala e protestave nuk do te ndalet, derisa të realizohet qëllimi në lidhje me zgjedhjet.
Nëse mazhoranca nuk do të mbështesë dy variantet e paraqitura në Kuvend nga Partia Socialiste për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit, atëherë protestat do të jenë në prag. Kryetari i opozitës, Edi Rama, ka deklaruar se do të ngrihen një valë protestash në rast se nuk do të mbështeten propozimet e PS-së. "Ne nuk do të lejojmë që kutitë e votimit të trajtohen si sende, pasi ne nuk i kemi trajtuar si të tilla. Kjo nuk është betejë palësh për një pronë, por është beteja për të fituar në vend demokracia”-tha Rama.
“Ne nuk zbrapsemi nga kjo betejë. I kemi dhënë një shans zgjidhjes së kësaj cështjeje me mjetet e parlamentit, duke i dhënë edhe parlamentit një shans të legjitimohet, pasi nuk mund të konsiderohet një parlament i legjitimuar duke ndenjur mbi kutitë e mbyllura. Padyshim ne do të përdorim të gjitha rrugët dhe vala e protestave që do ngremë nuk do të ndalet deri sa të realizojmë qëllimin tonë”, tha Rama.
Gjate bashkebisedimit me gazetarët, Rama është ndalur gjate ne krizen e rende ekonomise qe sipas tij ka perfshire dhe po fundos ekonomine shqiptare.Pasoja me e rende te kesaj krize, tha Rama,- eshte mbi te gjitha fshehja e saj nga qeveria
“Transparenca e kutive lidhet edhe me fatin e atyre faturave të energjisë, të cilat nuk kanë ardhur nën dyert e familjeve shqiptare nën ritjen 13.2%, sic ishte ligjëruar, por me rritjen 30%, një grabitje e hapur ditën me diell”.
Ligji i SHISH
Rama ka komentuar edhe projektligjin për SHISH. Duke u shprehur se PS do te kundershtojë me cdo mjet miratimin e këtij drafti në Kuvend, paralajmeroi nga Korca kryesocialisti. Sipas Ramës, drafti cënon interesin publik te shoqerise por dhe interesin kombetar te vendit.
“Në kushtet kur duhet të miratohet një ligj që cenon drejtpërdrejt interesin publik të shoqërisë sonë, cenon drejtpërdrejt interesin e cdo qytetari për të qënë i sigurt, cenon drejtp për drejt dhe interesin kombëtar të këtij vendi, në marrdhënie me partnerët e vet të mëdhenj, atëhere cdokujt dhe opozitës në radhë të parë i lind e drejta ta bllokojë këtë cenim dhe kërcënim të hapur”, tha Rama.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se opozita nuk do të lejojë miratimin në Kuvend të ndryshimeve në ligjin e Shërbimit Informativ Shtetëror. “Nuk do te lejojmë kuvendin ta miratojë këtë ligj.Kaq mund tju them tani””, tha. Ai shtoi se i bashkohet shqetësimit të shprehur nga ambasadori i SHBA në Shqiperi, Xhon Uidhers, i cili një ditë më parë tha se ndryshimet në ligjin e SHISH, e çojnë Shqipërinë në rrugën e gabuar.
Duke shpjeguar mjetet politike që do të përdorë opozuta kundër miratimit të ndryshimeve ligjore, Rama tha se kur kërkohet të miratohet një ligj që cënon interesin publik, cënon interesin kombëtar të vendit në marredhenie me partneret e mëdhenj, çdokujt i lind e drejta ta bllokoje këtë cënim çdo mjet.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010