E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prof. Kristo Frashëri: “Skënderbeu i shpërfytyruar”

Autori i Lajmit: Redaksia

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull “Skënderbeu” e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian. O. Schmitt-i e ka shpërfytyruar nga shumë pikëpamje portretin historik të Skënderbeut. Ndërsa historiografia shkencore botërore dhe shqiptare e ka vlerësuar heroin shqiptar, si një udhëheqës i shquar i kryengritjes çlirimtare të shek XV kundër zgjedhës osmane, si një strateg gjenial që korri vazhdimisht fitore ushtarake kundër sulltanëve turq, si një farkëtar dorëfortë që krijoi shtetin e përqendruar kombëtar shqiptar, si një burrë shteti, i cili me luftën e tij një çerek shekullore konsolidoi identitetin kombëtar të shqiptarëve, si një personalitet i historisë mesjetare i cili në të njëjtën kohë mbrojti edhe qytetërimin e Europës humaniste.
Përkundrazi, historiani zviceran e paraqet Skënderbeun si një kapedan që luftoi për tu hakmarrë për vrasjen e të atit nga dy sulltanë turq, si një prijës që synoi të ripushtonte zotërimet feudale të prindërve të tij, si një udhëheqës ushtarak që në luftë kundër ushtrive osmane pati disfata pas disfatash, si një personalitet i cili e mbylli jetën e tij si emigrant në zotërimin venedikas të Lezhës, si një prijës që la pas vdekjes së tij vetëm një vend të mbushur me gërmadha, si një njeri të cilin Europa u kujtua ta nderonte vetëm pas vdekjes.
Ky lajm është publikuar: 14/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›