E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujdesje për Valonin

19/03/10 12:35

Banorët që janë zgjuar nga gjumi, sapo ngrihen shkojnë tek Valoni ku e përshëndesin dhe e pyesin për gjendjen e tij shëndetsore. Hakiu i sjellë medikamentet dhe ushqimin, të cilin ai e ha në shtrat. Hakiu kujdeset që Valoni të mos harrojë asnjë mendikament pa pirë. Edi, Hakiu dhe Domenika dalin në kopsht dhe me ta bashkohet edhe Valoni i cili duket më mirë tani. Banorët interesohen se si ka qënë gjatë natës dhe ai u tregon se ka qënë më mirë se netët e tjera. Ata diskutojnë edhe për provën e javës dhe për spektaklin e të shtunës dhe Hakiu i thotë Valonit se sido që të shkojë, ai duhet të jetë me kokën lart, duke nënkuptuar se ai edhe mund të eleminohet. Hakiu mendon se Valoni ka treguar dicka që asnjë nuk e ka treguar deri tani, origjinalitetin dhe i thotë atij që të jetë krenar e të mendojë vec gjërat e bukura që i kanë ndodhur. Valoni kujton ditën kur u largua nga shtëpia për të hyrë në BB dhe tregon se motra dhe babai u ndjenë keq për mungesën e tij. Ai uron që ata ta kenë parë gjatë gjithë kohës nëpërmjet televizorit.
Klodi po merret me provën e javës dhe i kërkon ndihmë Hakiut, i cili shkon menjëherë tek ai. Ndërkohë dhe Jetmiri me Kikën dhe Domenikën janë në kopësht dhe punojnë për provën e javës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›