Politekniku, kuotat dhe tarifat sipas degëve
19/03/2010 Propozohet rritje e kuotave për Inxhinierinë e Ndërtimit, Inxhinierinë Mekanike dhe Arkitekturën
Konkursi special dhe nota mesatare do të jenë kritere pranimi për disa programe
Auditorët e fakulteteve të Universitetit Politeknik të Tiranës do të akomodojnë 1515 studentë të rinj gjatë vitit të ardhshëm akademik. Pas verifikimit të kapaciteteve fizike, drejtuesit e këtij institucioni kanë kërkuar rritje të numrit të pranimeve për një sërë degësh. Konkretisht bëhet fjalë për degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë Mekanike dhe Arkitekturës, të cilat çdo vit përballen me një fluks të lartë kërkesash për studime. Krahas rritjes së kuotave është propozuar edhe rritje e tarifave të studimit për disa programe. Lista me propozimet e përcaktuara tashmë është dërguar pranë Ministrisë së Arsimit, e cila së bashku me Këshillin e Ministrave do të përcaktojë nëse do të ketë ndryshime të tyre. Numrin më të lartë të kuotave edhe për këtë vit do ta kenë programet e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe asaj Mekanike, ku për secilën prej tyre janë propozuar 150 të drejta studimi me kohë të plotë. Ndërsa për degët e tjera është propozuar një numër më i vogël kuotash: nga 40-80 studentë sipas programeve. Për degët e Fakultetit Gjeologji-Miniera është kërkuar që të shtohen 30 kuota më shumë se ato të një viti më parë. Për tri degët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit janë shtuar nga 10 kuota më shumë për secilin prej tyre, duke e çuar në 40 kuotën e pranimeve për Inxhinierinë Elektronike, Inxhinierinë e Telekomunikacioneve dhe Inxhinierinë Informatike. Rritja do të prekë edhe tarifat e studimeve. Në varësi të propozimeve të bëra, është kërkuar që taksa shkollore duhet të rritet me 5 mijë lekë për degët e Fakultetit Inxhinieri Mekanike, duke e çuar në 20 mijë lekë shumën totale të ndjekjes së vitit akademik.
Mesatarja
Për të shmangur problemet e hasura gjatë viteve të shkuara, për disa degë përzgjedhja e fituesve do të kushtëzohet edhe nga nota mesatare e shkollës së mesme. Kjo do të thotë se maturantët që mesataren e lëndëve të formimit bazë e kanë më pak se nota 6, nuk do të kenë të drejtë të ndjekin studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Fizike.
Konkursi
Për t’u pranuar në degën e arkitekturës, maturantët përveç rezultateve të larta që duhet të marrin në të katër provimet e maturës, do të duhet të shpallen fitues edhe në konkursin special që bëhet për këtë degë. Në programin e studimit për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës raporti i rezultateve të Maturës me konkursin do të jetë në masën 35 për qind me 65 për qind, ku peshën kryesore do ta ketë konkursi i universitetit. Konkursi, i cili do të ketë 65 për qind të peshës së vlerësimit, do të jetë i vështirë si dhe do të bazohet në talentin e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në tri faza dhe baza e tij do të jetë talenti i maturantit në kompozimin e një objekti arkitektonik, njohuritë në vizatimin teknik, si dhe vizatimi i një objekti që kandidati e krijon vetë.