Përkujtohet 11 shtatori në SHBA, Obama mban një minutë heshtje
Barack Obama, në kujtim të 11 Shtatorit për herë të parë si president, mbajti një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë sot në orën 08:46, ora e saktë kur avioni i parë i rrëmbyer goditi njërën nga kullat e Qendrës Ndërkombëtare Tregtare në Nju Jork.
Obama dhe bashkëshortja e tij Michele vendosën dorën në zemër në çastin kur u dëgjuan këmbanat në kujtim të viktimave nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Shiu i vazhdueshëm që binte sot në Uashington pushoi vetëm disa çaste përpara se Obama, i veshur me kostum të errët dhe bashkëshotja e tij me të zeza, të shfaqeshin në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.