E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis: "Demokracia e re" nuk do bëjë koalicion

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis deklaroi se pas zgjedhjeve të parakohshme paralamentare, të caktuara më 4 tetor, partia e tij konservatore ''Demokracia e Re'' nuk ka qëllim të formojë koalicion qeveritar me asnjë parti tjetër. "Teorikisht është e mundur një koalicion me PASOK-un, por në praktikë ajo nuk do të ndodhë për shkak koncepteve të ndryshme të dy partive'', theksoi Karamanlis.
Ai hodhi poshtë si spekulime pohimet që u paraqitën në disa media se ''Demokracia e Re'' nuk e përjashton mundësinë për formimin e qeverisë së koalicionit me Tubimin Nacionalist Ortodoks Popullor (LAOS).
Duke pranuar se ai dhe qeveria e tij kanë bërë gabime, Karamanlis theksoi se gjatë viteve të kaluara ka kuptuar se Greqisë i nevojiten masa të rrepta, të cilat shpreson se do të pranohen nga qytetarët.
Ai theksoi se do të japë dorëheqje nga funksioni si lider i ''Demokracisë së Re'', nëse partia i humb zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›