E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet protokolli Serbi-EULEX

Me gjithë kundërshtimin e fortë të institucioneve të Kosovës, EULEX-i ka nënshkruar të premten protokollin për bashkëpunim policor me Ministrinë e Jashtme të Serbisë. Lajmin e bëjnë me dije mediat kosovare ku theksojnë se
nënshkrimi për EULEX-in është bërë nga shefi i komponentës për polici të EULEX-it, Rainer Kuehn. Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare
Christophe Lamfalussy, shef i Zyrës për Informim në EULEX.
EULEX-i gjithashtu ka njoftuar institucionet e Kosovës lidhur me marrëveshjen e sotme, e cila më herët gjatë ditës ishte nënshkruar edhe nga pala serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›