E Diel, 1 Nëntor 2026

11 shtatori,8 vjet më pas/ Si ka ndryshuar bota pas sulmeve terroriste?

Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 krijuan një atmosferë frike dhe pasigurie në mbarë globin, por veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke filluar nga njëra anë e botës, e duke përfunduar në anën tjetër, SHBA-ja do të ndërmerrte një fushatë globale të testimit të aleancave të saj në botë, në luftën kundër terrorizmit. Kjo aleancë do të kushtëzohej pikërisht me aplikimin edhe nga këto vende të tolerancës zero ndaj çdo forme të terrorizmit, korrupsionit e kriminialitetit, qoftë ky në rang shteti, rajonal apo edhe global. Qeveritë e gjithë botës u vunë në lëvizje që të eleminonin terroristët nga vendet e tyre, t'i ndalonin ato, të pastronin vendin nga korrupsioni e kriminaliteti e krimi i organizuar. E rëndësishme ishte që qeveritë e ndryshme të mbyllnin të gjitha llogarite bankare të personave të dyshuar si kriminelë dhe terroristë dhe të bashkëpunonin ngushtësisht me SHBA-në në këtë luftë botërore. SHBA-ja ndryshoi disa nga politikat e saj të jashtme veçanërisht ndaj vendeve ku besohej se strehoheshin dhe përgatiteshisn terroristët, vende të tilla si Iraku, Afganistani, Pakistani etj. Pas sulmeve Administrata e Sigurimit Amerikan deklaroi se 19 rrëmbyes, ishin të gjithë arabë muslimanë. Ata i përkisnin rrjetit terrorist të Al Kaeda-s, e kishin marrë mësime për drejtimin e avionëve në disa klube të fluturimeve në SHBA . Amerika përforcon trupat e saj ushtarake në Irak e Afganistan, duke ndërmarrë një fushatë spastrimi të elementëve terroristë, ndërsa synon të ndalë edhe kreun e terrroristëve, Osama Bin Laden-in. Kapja e tij do të bëhej më pas objektivi primar i SHBA-së, por megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë vënë në dispozicion fonde të mëdha në luftën kundër terrorit që nga 11 shtatori 2001, dhe shumë vende të botës i janë bashkuar luftës kundër terrorizmit pas sulmeve në vendet e tyre, kreu i al-Kaidës, Osama Bin Laden mbetet ende i lirë dhe organizata e tij terroriste nuk është mposhtur ende. Bin Laden besohet se fshihet në zonën mes Afganistanit dhe Pakistanit dhe nuk është parë në publik prej vitesh.
11 shtatori ishte dita që ndryshoi botën, dita që ndryshoi Amerikën dhe mbarë botën. Për këtë arsye SHBA-ja ndryshoi tërësisht në politikën e saj të jashtme duke u përqëndruar kryesisht tek siguria. Kjo datë shënon edhe lindjen e terrorit, diskriminimit, aparteidit mediatik kundër islamit dhe botës myslimane. Po sipas mediave 11 shtatori shërbeu si metodë për të vazhduar neo-kolonizimin në Lindjen e Mesme, marrjen e naftës, dhe pasurive të ndryshme. Kjo shihet në deklaratat e Bush-it, pas 11 shtatorit, deklarata të ngjyrosura me ngjyrime fetare. Një tjetër hipotezë është edhe ajo se 11 shtatori shërbeu si faktor legjitimues për shtetët imperiale në përdorimin e dhunës dhe terrorit kundër oponentëve, dhunë e cila tashme shpesh justifikohet me hipoteza mbi luftën globale kundër terrorizmit.
Sloganit "lufta kundër terrorizmit", pas sulmeve masive të 11 shtatori 2001, iu bashkuan shumë shtete si Rusia, Kina, Turqia etj. Sips disa analistëve diçka e tillë ndodhi për disa arsye, psh Rusia këtu gjeti "legalitetin" për të terrorizuar popullsinë çeçene, Kina po ashtu për t'i terrorizuar muslimanët, Turkistanin lindor(ujguret) dhe Turqia, kurdët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›