E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet 18 vjetori i të rënëve për demokraci

Përkujtohet nga grupimi i dhjetorit 90, 18 vjetori i lëvizjes studentore të vitit 1991 ku humbën jetën Arben Broci, Nazami Kryeziu, Bujar Beshanaku dhe Besnuk Ceka. Sipas kryetarit të grupimit 'dhjetori 90' Beslim Ahmetaj 4 heronjtë e demokracisë dhanë jetën për të sjellë plurarizmin politik dhe falë zotit masakra e planifikuar prej kupolës komuniste më 2 prill të 91-it në Shkodër u ndal në katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Ahmetaj shtoi gjithashtu se sot pas 18 vitesh konstatojmë me keqardhje se ish ministri i brendshëm i asaj kohe vazhdon akoma të jetë njëri prej drejtuesve të Partisë Socialiste, i cili vazhdon të kërcënojë përms deklaratave të papërgjeshme. Ai dhe njerëzit e tij duhet të fshijnë njëherë e përgjithmonë mundësinë e përdorimit të zjarrit kundër njerëzve që mbrojnë lirinë dhe derivatet e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›