PD:NATO, kontribut edhe i qeverive socialiste

Partia demokratike ka reaguar pas deklaratës së Ramës se hyrja e Shqipërisë në NATO është meritë e qytetarëve dhe jo e politikës. Zëdhënësja e selisë Blu, Erla Mëhilli, tha se Rama më në fund gjeti kurajon për të dalë nga sindroma e mohimit. "Sot kreu i PS-së,Edi Rama gjeti më në fund forcën dhe kurajon për të dalë nga sindromi i mohimit dhe për të përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si akti më madhor në historinë e këtij kombi pas pavërsisë së tij", u shpreh zëdhënësja. Partia Demokratike e ka përshëndetur qëndrimin e Ramës si një qëndrim kontruktiv në të cilin ekziston vlerësimi i kontributit të qeverive socialiste më këtë proces, që sipas PD-së, Rama është përpjekur ta mohojë.