Përkujtohet 60-vjetori i pushkatimit të grupit të Korçës
Të pushkatuarit ishin:
Mehmet Babani, jurist, kishte mbaruar studimet në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, studimet juridike në Stamboll dhe punonte si noter i prefekturës së Korçës.
Sipas dokumenteve të gjyqit, Babani akuzohej se kishte shkuar në Devoll për të organizuar ushtrinë kundër qeverisë, kishte bërë propagandë kundër pushtetit dhe kishte lidhje me anglo-amerikanët.
Nafiz Babani, oficer, kishte mbaruar akademinë ushtarake në Itali. Në vitin 1939 ai ishte oficer në Sarandë dhe organizoi rezistencën antifashiste në atë qytet. Një këngë popullore e përshkruan kështu rolin e tij në këtë ngjarje: “M’u te çezma, m’u te mani/ luftonte Nafiz Babani”.
Fadil Garo, tregtar, kishte një fabrikë trikotazhi në Korçë.
Nexhip Lamçe, fermer, i cili përdori i pari në Korçë makinat bujqësore si traktor dhe makinë shirëse, zotëronte gjithashtu edhe një agjenci udhëtimesh.
Qazim Frashëri u vra në hetuesi dhe për të u tha që u rrëzua nga shkallët.
Reshat Kripa, kryetar i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë, dega e Tiranës, referoi për persekutimin e familjarëve pas vrasjes së të afërmve të tyre.