E Diel, 1 Nëntor 2026

Kandidatet republikane per president kritikuan njeri tjetrin si dhe Presidentin Obama

Kandidatet per president te Partise Republikane kritikuan njeri tjetrin si dhe Presidentin Barak Obama gjate debatit te tyre per vendet e punes kujdesin shendetesor imigracionin dhe ceshtje te tjera.

Ne debatin e transmetuar ne gjithe vendin nepermjet televizionit dhe Internetit nga Kalifornia mbreme moren pjese nente kandidate perfshire dy kryesoret Guvernatori i Teksasit Rik Perri dhe ish guvernatori i Mesacusets Mit Romni.

Te dy kandidatet theksuan arritjet e tyre per krijimin e vendeve te punes duke thene se pervoja qe ata kane do ti ndihmoje  te krijojne vende pune me shume se sa ka krijuar Presidenti Obama. Por Romni dhe Perri kritikuan edhe njeri tjetrin duke thene se kane krijuar me pak vende pune se paraardhesit e tyre ne shtetet respektive.

Por per sa i perket ceshtjes se nxehte te imigracionit ata ishin me prane qendrimeve te njeri tjetrit. Pothuajse te gjithe kandidatet rane dakord se Shtetet e Bashkuara duhet te ndertoje nje gardh per gjate gjithe kufirit me Meksiken per te penguar imigracionin e paligjshem.

Edhe kujdesi shendetesor u debatua fuqishem nga te nente kandidatet. Ata u shprehen kunder planit per reformen shendetesore te Presidentit Obama duke thene se ai eshte  teper i shtrenjte krijon regulla qe kufizojne biznesin e vogel dhe shkurton vende pune.

Debati qe zgjati gati 2 ore u sponsorizua nga kanali televiziv NBC dhe faqja e Internetit Politico.  Ai ishte i pari i tri debateve qe jane planifikuar per tri javet e ardheshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›