Maqedoni 20 vjetori i pavaresise nga ish-Jugosllavia
Maqedonia feston sot diten e pavaresise duke inaguruar nje monument te debatueshem ne kryeqytetin e vendit Shkup veprim qe mund te zemeroje Greqine fqinje.
Maqedonia shenon 20 vjetorin e pavaresise nga ish-Jugosllavia.
Si pjese e festimeve qeveria po promovon projektin e riparimit te qytetit te quajtur Shkupi 2014. Ne qender te festimeve eshte nje shtatore 24 metra e larte e Aleksandrit e cila eshte vendosur ne sheshin qendror te Shkupit.
Zyrtaret greke thone se statuja e Aleksandrit eshte nje provokim dhe nje perpjekje nga fqinji i tyre per te vjedhur nje figure te historise greke. Zyrtaret maqedonas i kene hedhur poshte akuzat duke thene se ata i kane dhene nje emer te pergjithshem shtatores Luftetari mbi kal.
Greqia pretendon se perdorimi i emrit ish republika jugosllave e Maqedonise nenkupton ambicie territoriale kunder Greqise. Maqedonia eshte emer i nje rajoni te Greqise verilindore.