Banka e Shqiperise ul normen baze te lekut

Kostoja e lekut arrin vlerën më të ulët historike. Banka e Shqipërisë ul sërish brenda pak muajsh nomës bazë të monedhës kombëtare, duke e çuar atë në 4.25 për qind.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se ky vendim do të shërbejë si nxitës për investimet dhe në të njëjtën kohë për të ruajtur nivelin e inflacionit, i cili ka arritur në një vlerë minimale.
Sikurse, e përmendi edhe guvernatori Fullani, ekonomia shqiptare po karakterizohet nga një konsum i frenuar dhe investime të reduktuara.
Gjithashtu, guvernatori i Bankës Qendrore deklaroi se viti 2012 mbetet një vit sfidash. Sipas tij, ekonomia vendase pritet të rritet, por nën potencial si dhe nën ndikimin e situatës së paqartë ekonomike në rajon.
Sipas Fullanit, borxhi publik vijon të jetë i lartë, por i kontrollueshëm dhe i sigurtë.