Kapen 4 shqiptarë në kufirin greko-shqiptar

Katër shtetas shqiptarë janë kapur nga policia greke në kufirin midis Gjirokastrës dhe Janinës. Sipas informacioneve shqiptarët kanë qënë duke udhëtuar në dy automjete dhe po tentonin të futeshin ilegalisht nga vendi i quajtur Delvinaq drejt Janinës.
Me të evidentuar policinë, një nga automjetet ka shtuar shpejtësinë dhe makina është gjetur e braktisur në Kato Lavdhani por pak kohë më vonë policia arriti të arrestojë edhe 2 shqiptarët të cilët udhëtonin me këtë makinë ndërsa drejtuesi i mjetit ende nuk është kapur. Mësohet se në automjetin tjetër policia greke ka arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë përkatësisht 23 dhe 40 vjeç.
Dyshohet se shqiptarët do të futeshin në Greqi për të transportuar drogë ndërkohë që policia greke vijon hetimet.