E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso per veton e Kameron

Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso duke reaguar pas vendimit të Kameron në Samitin e Brukselit tha se pozicioni i Britanisë së Madhe mbi të ardhmen e marrveshjes së BE-së mbi rregullat financiare mund të rrezikojë integritetin e tregut të vetëm. Barroso foli gjatë takimi të Parlamentit Europian mëngjesin e së martës, takimi i parë i parlamentit që pas dështimit të zgjerimit të marrvëeshjes javën e kaluar. Duke e përshkruar veton e Kameron si “fatkeqe” Barroso paralajmëroi se Europa ka një rrugë të gjatë përpara deri tek arritja e marrëveshjes e cila do të kënaqte të gjitha vendet e eurozonës. Mbretëria e Bashkuar në këmbim të marrveshjes nga ana e saj, kërkoi një protokoll më specifik në shërbimet fiannciare, të cilat siç u prezantuan përbëjnë një risk në integritetin e një tregu të vetëm.
“Perosnalisht kam bërë çdo përpjekje për të rënë dakord për një kompakt fiskal brenda traktateve aktuale. Ky qëndrim kërkon që të 27 vendet anëtare të BE-së të luajnë rolin e tyre. Siç e dini, një vend kundërshtoi amendimet e trakatatit të Lisbonës, e që ishte Britani”, u shpreh ai.
Ndërkohë kreu i BE-së, Herman Van Rompui ka deklaruar se ai shpreson që marrëveshja e re fiskale të nënshkruhet nga të gjitha vendet e BE në mujin mars.
Kompkati fiskal është projektuar për të lejuar një monitorim më të thellë të shpenzimeve të vendeve në mënyrë që të parandalojë përsëritje të krizës aktuale të borxheve në eurozonë.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›