Perla të koleksionit Ca'la Ghironda, në GKA
të cilët publiku shqiptar nuk ka pasur kurrë rastin t'i shohë nga afër, do të ekspozohen nga nesër deri më 30 maj në Galerinë Kombëtare të Arteve. Veprat e autorëve të shek. XX ekspozohen në seksionin me titull "Atmosfera e shekullit të XX-të", kurse seksioni tjetër i quajtur "Shkëlqime klasike" prezanton po aq vlera të rralla të koleksionit në fjalë, vepra nga autorë të shkollës së Bolonjës, në shek. XVI dhe XVII, emra të cilët i kemi ndeshur në galeritë më të mëdha të botes, vijnë sëbashku me kryeveprat e tyre në GKA në kuadër të stinës së aktivitetit "Shqipëria dhe Italia, 2 popuj, një det, një miqësi". Një koleksion i jashtëzakonshëm me 71 piktura, i cili ndahet ne 2 pjesë do të mrekullojë për disa ditë publikun artdashës, duke bërë që ta konsiderojë këtë një ngjarje të jashtëzakonshme për GKA.
Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 19:38