E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet ura ne Polican, bllokohet qarkullimi

BERAT- Mungesa e investimeve con drejt shembjes nje nga urat me te rendesishme qe lidh qytetet e Beratit dhe Policanit me ate te Corovodes. Aksi kombetar eshte bere pothuajse i pakalueshem, kurse Ndermarrja e Rrugeve ka levruar me urgjence nje fond prej 5 milione lekesh per te rikonstruktuar pjeset me te rendesishme, me qellim qe te behet i kalueshem nga mjetet. Ura e Pronovikut ka dale jashte sherbimit dhe diten e djeshme trafiku ne kete aks ka qene tejet i renduar. Mjetet kalonin me teper veshtiresi ne pjesen e pademtuar, duke shfrytezuar pjesen e kanalit. Edhe pse disa vite me pare ishin akorduar fonde te mjaftueshme, serish rikonstruksioni nuk u krye. Drejtori i Rrugeve ne Berat, Astrit Qafa, tha dje per "KJ" se ura e Pronovikut eshte vetem nje prej urave te shumta problematike qe ndodhen ne kete aks dhe qe rrezikojne shembjen, pasi aksi qe lidh Beratin me Corovoden, ka disa ura qe jane ndertuar qe para viteve 1945 dhe nuk kane pare asnje nderhyrje ne vite. Punimet kane rinisur diten e djeshme, pas levrimit te fondit emergjent, me qellim perforcimin e ures. Nje nga shkaqet e shembjes vleresohet edhe kalimi i mjeteve te tonazhit te rende qe transportojne pllaka guri.

E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›