E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perdhunon vajzen qe donte

Librazhd- Abuzoi seksualisht me shoqen e tij te mitur, me te cilen kishte nje lidhje dashurie, ndalohet 18-vjecari. Agjentet e zyres Kunder Krimeve ndaj Personit ne Elbasan, bene te ditur se arrestuan diten e djeshme te dyshuarin Erjon Karai, me banim ne fshatin Rrajce, ne nenprefekturen e Librazhdit, pasi akuzohet se ka kryer marredhenie seksuale me dhune me bashkefshataren e tij, E. C., 16 vjec.

Ngjarja ka ndodhur 12 dite me pare, pikerisht ne 6 maj dhe vetem dje eshte zbuluar nga vete vajza e mitur. Ajo nuk ka mundur t'i rezistoje shqetesimit qe e torturonte cdo dite, fill pas ngjarjes. Pas rreth dy javesh, vajza i ka treguar prinderve misterin dhe me tej, e shoqeruar nga ata ka depozituar kallezim penal ne Komisariatin e Librazhdit. Menjehere pas denoncimit, nje furgon i grupit te gatshem ka shkuar ne fshatin Rrajce dhe ka shoqeruar per ne komisariat 18-vjecarin. Akti ka ndodhur rreth ores 15:00 te pasdites, sipas rrefimit te se demtuares. Erion Karai dhe E. C., kane qene te lidhur me njeri-tjetrin dhe me qellime per t'u fejuar, e me pas martuar. Shoqeria eshte forcuar, derisa djali ka kerkuar qe te shkonin ne shtrat se bashku. Vajza ka refuzuar disa here, duke mos pranuar qe te kryente marredhenie seksuale deri ne martese. Diten e ngjarjes, e mitura ka qene e vetme ne shtepi dhe 18-vjecari ka shkuar per t'i bere shoqeri. Fillimisht adoleshenti sipas rrefimit te vajzes eshte sjelle mjaft paqesor, por me tej e ka derguar ne dhomen e gjumit. E mitura ka refuzuar dhe ne keto kushte dyshohet se Karai e ka kapur me force, duke e zhveshur dhe me tej perdhunuar, kunder deshires se saj per te kryer marredhenie seksuale.

Pasi ka perfunduar aktin, djaloshi i ka premtuar se do te mbeteshin shoke dhe ne te ardhmen edhe do te fejoheshin, kurse historine nuk duhet ta mesonte askush. Por e traumatizuar nga ngjarja, vajza i ka rrefyer fillimisht te emes dhe me tej babait. Keta te fundit kane bere denoncimin ne komisariat per perdhunim. Burime zyrtare bene me dije per "KJ" se pasi moren deshmine e te demtuares dhe kryerjes se ekzaminimeve mjeko-ligjore, kryen edhe ndalimin e 18-vjecarit. Erjon Karai akuzohet per "kryerje te marredhenieve seksuale me dhune me te mitur, te moshes 14-18 vjece".

Gjate marrjes ne pyetje, adoleshenti ka pranuar lidhjen me te mituren, por ka mohuar te kete kryer marredhenie seksuale me dhune me E. C. Ai ka deshmuar se njihej me vajzen prej kohesh dhe se gjithcka kishte ndodhur me deshire. Megjithate ceshtja eshte nen hetim. Ky eshte rasti i 12-te i kesaj natyre per kete vit ne Qarkun e Elbasanit.

Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›