E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet makina e gazetarit

Elbasan- Sulmohet gazetari i televizionit NEWS 24, Fatmir Popja. Persona ende te paidentifikuar nga policia, kane demtuar mesnaten e se merkures automjetin Fatmir Popjes. Makina tip "Benz", me targe EL 6570 L, ka qene e parkuar poshte pallatit ku banon gazetari. Sipas hetimit te policise qe konfirmoi lajmin, autoret kane qene ne nje automjet dhe pasi kane zbritur prej tij kane qelluar me gure dhe mjete te forta, duke i shkaktuar deme te konsiderueshme. Me pas ata jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes duke perfituar nga rrugicat dhe erresira e nates. Ende nuk jane te qarta motivet e ketij sulmi, kurse hetuesit dyshojne se ngjarja ka lidhje me profesionin e te demtuarit. Po gjate oreve te mengjesit te djeshem jane shenuar 5 vjedhje te njepasnjeshme te dyqaneve dhe lokaleve, ndersa ne nje rast jane marre dy dyer te godines se SHISH, ngjarje per te cilen eshte marre nen hetim nje 17 vjecar.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›