Emrat e zyrtarëve të arrestuar
Operacioni i koduar “Kalibrimi” konsitoi në ekzekutimet e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masën e siguisë “Arrest në burg” për 9 shtetas, zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Ata akuzohen për korrupsion pasiv, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, vjedhje duke shpërdoruar detyrën si dhe shpërdorim detyre.
Zyrtarët e arrestuar
• Roland Celmeta, 40-vjeç, me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm Drejtorinë e Përgjithshme të Meterologjisë,
• Moisi Musabelliu, 35-vjeç, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Metrologjisë dhe Kalibimit Tiranë,
• Kristaq Thanasi, 38-vjeç, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale Meterologjisë dhe Kalibimit Tiranë,
• Hetem Basho, 45-vjeç, me detyrë Inspektor,
• Armand Xhika, 35-vjeç, me detyrë Inspektor,
• Armand Shuaipi, 36-vjeç, me detyrë Inspektor,
• Agron Damzi, 33-vjeç, me detyrë Inspektor,
• Sokol Lami, 28-vjeç, me detyrë.
Ndërkohë që është shpallur në kërkim një shtetas me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Metrologjisë dhe Kalibrimit Tiranë.
Strukturat Kundër Korrupsionit në Policinë e Kryeqytetit, filluan procedimin penal, bazuar në kallëzimin e depozituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, ku dyshohej se disa punonjës të kësaj drejtorie, nuk derdhnin në arkën e shtetit, të gjitha të ardhurat që përfitohej nga kalibrimi i njësive të ndryshme të peshëmatjes.
Gjatë ecurisë këtij hetimi për 7 - muaj, është konstatuar se, këto shtetas kryenin kalibrime fiktive të depozitave, distributorëve, autoboteve të karburanteve dhe gazit, peshore të llojeve të ndryshme të supermarketeve, lokaleve, furrave të bukës, dyqaneve të argjendarive, mallrave të paketuar si dhe taksimetrat,
Nga hetimi, i deritanishëm, ka rezultuar se, shtetasit pasi merrnin paratë e kolaudimit apo kalibrimit të njësive të peshëmatjes, një pjesë të konsiderueshme të ardhurash nuk i kalonin në arkën e shtetit.
Po ashtu, në shumën e rasteve nuk u jepnin subjekteve të ndryshme faturat e TVSH -së si dhe duke u kërkuar ryshfet subjekteve të ndryshme për të bërë kalibrimin apo kolaudimin e njësive të peshëmatjes.
Aktualisht, gjatë shtrirjes së hetimit është konkluduar se shtetasit në bashkëpunim përmes tyre, bënin kolaudimin fiktiv të distributorëve të karburanteve të naftës, duke bërë të mundur që subjekte të ndryshme që tregtojnë karburant apo gaz, të kenë mundësi që të përfitojnë duke shitur më pak nga sasia që tregojnë aparaturat.
Gjithashtu, duke bërë kalibrimin apo kolaudimin fiktiv në peshoret e furrave të bukës, subjektet tregtarë përfitonin duke shitur bukën nën peshën reale. Po ashtu, edhe në supermarkete dhe subjekte të tjera tregtarë, dyshohet se bënin kolaudimin fiktiv në peshoret e këtyre subjekteve.
METE distancohet nga aferat korruptive
Për arrestimin e zyrtarëve, reagoi edhe Ministria e Ekonomisë, e cila thekson se ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ditës së sotme, ku policia ka arrestuar me akuzën për korrupsion disa zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, institucion nën varësinë kësaj ministrie.
"METE distancohet nga veprimet korruptive të çdo individi, i cili abuzon me detyrën e shtetit. Për METE-n, çdo person mban përgjegjësi individuale për punën dhe veprimet e tij", thuhet në deklaratën për mediat. Në reagim të kësaj ngjarjeje, METE bën të ditur se do të nisë urgjentisht analizat e duhura jo vetëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, por edhe në të gjitha institucionet e tjera të varësisë, duke mare të gjitha masat e nevojshme, gjithmonë në mbështetje të një shteti ligjor dhe të së drejtës./S.Ll/Start/
2011-11-17 17:03