Kushti: Të ulim numrin e aksidenteve rrugore
Nora Kushti, menaxhere e Zyrës së Komunikimit kërkon sensibilizimin e popullatës për parandalimin e aksidenteve rrugore në Shqipëri. Ajo shprehet se përmes Koalicionit Shqiptar për Sigurinë Rrugore që u krijua pak ditë më parë të ndalohen aksidentet nga drejtuesit e mjeteve dhe nga këmbësorët. Pak ditë më parë u krijua Koalicioni Shqiptar për Sigurinë Rrugore. çfarë do të sjellë ky koalicion në jetën shqiptare?Koalicioni Shqiptar për Sigurinë në Rrugë është rezultat i punës së dhjetë organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare, ku në përbërje të tij ka dhe përfaqësues nga sektori privat, institucionet shtetërore dhe ambasadat kryesore në Tiranë. Nëpërmjet punës së tij, koalicioni ka për qëllim të ndërgjegjësojë dhe të edukojë publikun shqiptar mbi masat e sigurisë rrugore, si dhe të inkurajojë drejtimin me përgjegjësi të automjeteve. Shifrat e aksidenteve janë alarmante. Sipas një studimi, mesatarisht 350 njerëz humbin jetën nga aksidentet rrugore gjatë një viti në Shqipëri. Protagonistët janë zakonisht të rinj në moshë. Vetëm në vitin 2009, u raportuan rreth 587 aksidente rrugore me rreth 76 viktima. Prapë sipas studimeve shumica e aksidenteve shkaktohen dhe nga këmbësorët e pakujdesshëm. Ky nuk është vetëm problem shqiptar, por duke iu referuar shifrave, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri është 3,5% më i lartë se në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore. Unë mendoj se shumë njerëz nuk e dinë se numri i vdekjeve mes të rinjve të shkaktuar nga aksidentet rrugore është më i lartë se i vdekjeve të shkaktuara nga shkaqet e jashtme. Nga të dhënat edhe teknike të raportuara, mendoni se këto aksidente mund të parandalohen?Unë mendoj se ato mund të parandalohen. Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe kuptimi i rregullave të sigurisë në rrugë, është element kryesor për të ulur nivelet e plagosjeve dhe vdekjeve që lidhen me trafikun rrugor. Duke ndikuar në një sërë faktorësh, mund të shpëtojmë shumë jetë njerëzore dhe burime financiare. Për mua përbën skenë tmerri kur shikoj fëmijët e vegjël, gati bebe, të cilët prindërit i mbajnë në prehër në vendin e parë..akoma më keq, kur shikon baballarë të mbajnë djemtë e vegjël dhe në timon, është papërgjegjshmëri të udhëtosh pa lidhur rripin e sigurimit e të tjera si këto.Ku do të përqendrohet fushata sensibilizuese dhe çfarë do të synojë ajo?Fushata do të trajtojë katër aspekte kryesore: ngarja e makinës mbi shpejtësinë e lejuar, ngarja e makinës në gjendje të dehur, përdorimi i rripave të sigurimit dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Fushata titullohet "Mendohu Mirë" dhe do të përfshijë spote televizive dhe radiofonike, debate televizive, materiale për informimin publik, mesazhe SMS, raporte speciale në edicionet e lajmeve, si dhe aktivitete edukative në shkolla. Fushata ka nisur në 1 shkurt 2010.Përse OKB është angazhuar në një fushatë të tillë?Sepse OKB ka në qendër të punës së saj, njeriun. Por doja të theksoja diçka. Kjo nuk është një fushatë e OKB-së. Janë 10 organizata partnere të cilat unë i përmenda më lart. Unë mendoj se OKB në Shqipëri ka pasur një rol instrumental në sjelljen e këtyre 10 organizatave së bashku në këtë koalicion dhe në këtë fushatë.