E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kerkuari per plagosje

Tirane - I kerkuar per plagosje te rende, policia e kryeqytetit ka bere te mundur arrestimin e nje 38-vjecari. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes, thane dje se, nga ana e specialisteve te Seksionit te Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit, eshte bere i mundur arrestimi i Saimir Shpatit, 38 vjec, lindur ne Tirane dhe banues ne Vore. Sipas policise, prangosja e tij u be, pasi prokuroria ka nxjerre urdhrin per ekzekutimin e vendimit te dates 14 tetor 2008 te Gjykates se Tiranes, e cila ndaj tij ka marre masen e sigurimit “arrest ne burg”. Dosja i ka kaluar akuzes per vepren penale te “plagosjes se rende me dashje”.

A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›