Përbërja e komisioneve parlamentare, në pritje të Konferencës së Kryetarëve
Konferenca përbëhet vetëm nga tre ose katër kryetarë grupesh. PD-ja ka depozituar në Kuvend emrin e kryetarit të Grupit
Eljona Ballhysa
Përbërja e komisioneve parlamentare dhe ndarja e deputetëve në bazë të profesionit nëpër komisione pritet të bëhet vetëm pasi të mblidhet Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare. Zyra për organizimin e seancave në Kuvend u ka dërguar një shkresë të gjitha partive parlamentare, nëpërmjet së cilës u kërkon që të depozitojnë në Kuvend emrin e kryetarit të grupit parlamentar. Mësohet se deri tani vetëm Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend shkresën nëpërmjet së cilës propozon si kryetar Grupi Astrit Patozin. Pritet që Lëvizja Socialiste për Integrim, ashtu sikurse bëjnë të ditur burimet, të marrë 3 deputetë “borxh” nga PD-ja, në mënyrë që të krijojë numrin e 7 deputetëve në seancë, aq sa parashikohet në Rregulloren e Kuvendit, për të krijuar një grup parlamentar të sajin. Burimet gjithashtu bëjnë të ditur se LSI-ja do të propozojë në postin e kryetarit të Grupit Parlamentar deputetin Lefter Koka. Ndërsa dy partitë e tjera aleate të PD-së, Partia Republikane dhe ajo për Drejtësi dhe Integrim, për shkak se kanë vetëm nga një deputet në sallën e Kuvendit, pritet të jenë pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, duke mos pasur mundësi të krijojnë një grup më vete.
Një tjetër grup parlamentar do të krijojë Partia Socialiste, e cila për momentin nuk do të marrë pjesë në seancat parlamentare, por edhe në komisionet parlamentare, duke bojkotuar punimet në shenjë të mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Konferenca
Në këtë mënyrë, një ndër strukturat vendimmarrëse të Kuvendit, siç është Konferenca e Kryetarëve, do të përbëhet vetëm nga tre persona, pikërisht nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, si dhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Lefter Koka. Vetëm këta tre persona do të kenë në dorë të marrin një sërë vendimesh të rëndësishme përsa u përket punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Një ndër vendimet e para që pritet të marrë Konferenca e Kryetarëve është përcaktimi i përbërjes së komisioneve të përhershme parlamentare dhe kryetarëve të saj. Në bazë të Rregullores së Kuvendit, kryetarja e Kuvendit në konsultim me kryetarët grupeve parlamentare përcakton përbërjen e komisioneve parlamentare dhe drejtuesit e tyre. Sipas burimeve zyrtare të Kuvendit, deri tani të gjithë deputetët kanë depozituar në këtë institucion kurrikulumin e tyre për të parë dhe profesionin që kanë, në mënyrë që pjesëmarrja e tyre në komisionet parlamentare t’i përshtatet formimit profesional.
Përbërja
Duke qenë se fitues në zgjedhje rezultoi koalicioni i djathtë, shumicën e komisioneve parlamentare do t’i drejtojnë deputetët të PD-së dhe aleatët e saj. Vetëm një pjesë e vogël e komisioneve mund t’i lihet në dorë opozitës, ashtu sikurse ndodhi gjatë legjislaturës së kaluar. Burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se deputetë të kësaj partie po synojnë të garantojnë një vend drejtues në Kuvend. Një ndër komisionet më të rëndësishme parlamentare është ai për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Postin e kryetarit të këtij komisioni e ka mbajtur së fundi Ilir Rusmali. Burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se Rusmali është një ndër kandidaturat më të favorizuara për të rimarrë këtë post. Të tjerë kandidatë për këtë post janë deputetët e spikatur të PD-së për përgatitjen në fushën e jurisprudencës, siç janë Enkelejd Alibeaj, Fatos Beja e Aldo Bumçi. Në rast të kundërt, këta deputetë do të jenë anëtarë të këtij komisioni.
Një tjetër komision i rëndësishëm parlamentar është ai për Integrimin Europian, i cili, gjatë legjislaturës së kaluar është drejtuar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Kryesimi i këtij komisioni mund të vazhdojë t’i mbetet LSI-së, por mund t’i jepet edhe opozitës. Gjithsesi, burimet nga PD-ja citojnë emrin e kandidatit që pritet ta drejtojë këtë komision. Sipas tyre, meqenëse Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk arriti të përfaqësohej në qeveri me portofol ministror, atëherë deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri, pritet të kryesojë Komisionin Parlamentar të Integrimit. Kjo për arsyen se PDI-ja gjithmonë ka synuar poste që lidhen me marrëdhëniet me jashtë për shkak të kauzës që mbron për zgjidhjen e çështjes çame. Përsa i përket kryesimit të Komisionit për Politikën e Jashtme burimet nga PD-ja shikojnë si kandidat favorit për këtë post Viktor Gumin dhe Gerti Bogdanin. Ajo që vihet re është numri i madh i kandidatëve në garë për të marrë kryesimin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Që të gjithë kandidatët e cituar njihen për aftësitë profesionale në fushën e ekonomisë dhe që gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë, pasi shumica e tyre kanë qenë këshilltarë të Berishës. Burimet shikojnë si favoritë për këtë post ish-drejtuesin e këtij komisioni gjatë legjislaturës së kaluar Edmond Spaho, këshilltarët e Berishës Fatbardh Kadilli, Albana Vokshi, Florjon Mima, Fatbardh Kadilli, Sherefedin Shehu e Selami Xhepa. Ndërsa drejtimin e Komisionit Parlamentar të Sigurisë pritet ta marrë Leonard Demi, ish-kryetar i këtij komisioni, Gent Strazimiri, zëvendësministër i Brendshëm, Fatos Hoxha, ish-anëtar i këtij komisioni, si dhe Gazmend Oketa, ish-ministër Mbrojtje. Pritet që Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ta drejtojë ministri aktual i Bujqësisë, Jemin Gjana. Gjithsesi, burimet bëjnë të ditur se ky post ka shumë mundësi t’i lihet opozitës. Gjatë legjislaturës së kaluar, Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë e ka drejtuar deputeti Tritan Shehu dhe pritet që të jetë po Shehu në krye të këtij komisioni edhe gjatë kësaj legjislature. Por favoritë janë Lajla Përnaska e Mesila Doda. Edhe për të marrë drejtimin e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka një numër të madh kandidatësh në garë. Në krye qëndron ish-nënkryetari i këtij komisioni, Astrit Patozi. Pas tij vijnë Rajmonda Bulku, Lajla Përnaska, Ardian Turku, Mark Marku.
BOX
Komisionet dhe kandidatët për kryetarë:
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Ilir Rusmali
Enkelejd Alibeaj
Fatos Beja
Aldo Bumçi
Komisioni për Integrimin Europian
Dashamir Tahiri
Por posti i kryetarit mund t’i lihet opozitës
Komisioni për Politikën e Jashtme
Viktor Gumi
Gerti Bogdani
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Edmond Spaho
Fatbardh Kadilli
Albana Vokshi
Florjon Mima
Fatbardh Kadilli
Sherefedin Shehu
Selami Xhepa.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Leonard Demi
Gent Strazimiri
Fatos Hoxha
Gazmend Oketa
Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Jemin Gjana
Flamur Noka

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Tritan Shehu
Lajla Përnaska
Mesila Doda
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Astrit Patozi
Rajmonda Bulku
Lajla Përnaska
Ardian Turku
Mark Marku
Mesila Doda
11 Shtator 2009