Përleshje midis grupeve në Athinë
Athina -Athina është përfshirë sërish nga përleshjet. Shkak janë bërë protestat në Athinë, pranë një banese të vjetër ku jetonin 500 emigrantët e paligjshëm. Fillimisht kanë dalë grupet e majta të cilët kane nisur protestën pro emigranteve, duke kërkuar një trajtim më të mirë për ta. Por, në këtë moment në sulm janë hedhur anarkistët, duke hedhur gurë dhe bomba molotov mbi policinë.
Përleshjet u zhvilluan jashtë universitetit të Athinës. Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe arrestoi dy protestues. Grupi ‘Golden Down’ mbajti një proteste jashtë ndërtesës ku mbahen emigrantët e paligjshëm, duke nisur dhe sulme ndaj tyre. Tre emigrante kanë përfunduar në spital. Ata nisen te hidhnin gurë, shkopinj ndaj emigrantëve dhe ata iu përgjigjen duke hedhur objekte të tjera që nga ballkonet.