E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karamanlis: Historia nuk shkruhet nga e para

Selanik -Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, ka paraqitur një qëndrim të fortë, ndaj çështjes së emrit për Maqedoninë, duke theksuar se “historia nuk shkruhet nga fillimi”. “Të gjithë ne, si maqedonas krenarë, e themi qartë: historia nuk shkruhet përsëri”, tha Karamanlis, në Selanik, që është kryeqytet i provincës Maqedonia. “Perspektiva evroatlantike e fqinjit tonë në Shkup, varet nga një kusht -nga zgjidhja e pranuar nga të dy palët për emër”, tha Kostas Karamanlis.

Konflikti midis Athinës dhe Shkupit, për kontekstin e emrit ka nisur që në vitin 1991, që kurse ish-republika jugosllave fitoi pavarësinë. Greqia ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke u bërë pengesë edhe për një sërë procesesh të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›