Maqedoni, i jepet lamtumira ish-presidentit Gligorov

Maqedonia ka nderuar sot presidentin e parë të zgjedhur ne mënyrë demokratike, ndërsa dita e sotme është shpallur ditë zie kombëtare nga qeveria. Kiro Gligorov , një nga protagonistët kryesor të shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë ndëroi jetë të dielën pasdite. Ai është varrosur në varrezat e qytetit Butel, në Shkup dhe sipas dëshirës së tij të fundit në ceremoni ka marrë pjesë pjesë vetëm rrethi familjar.
Ish-presidenti maqedonas shërbeu dy mandate në vitet 90-të, kur vendi u nda nga Jugosllavia. U zgjodh president në janar të vitit 1991, në kohën kur vendi ishte ende nën Republikën Jugosllave. Gligorov udhëhoqi qytetarët drejt referendumit, në të cilin ata votuan për pavarësi. Maqedonia ishte republika e vetme që u shkëput nga Jugosllavia pa luftë.
Nën presidencën e tij, vendi u bë anëtar i Kombeve të Bashkuara, nën emrin e ish-Republikës së Maqedonisë, për shkak të kundërshtimit të Athinës për përdorimin e emrit Maqedoni, provincë në veri të Greqisë me të njëjtin emër. Në muajin tetor 1995 në Shkup, Kiro Gligorov i shpëtoi një tentative për vrasje që e la të paralizuar, por pavarësisht kësaj ai vazhdoi mandatin e tij deri në fund.
Ndërkohë kryeministri maqedonas si dhe liderët e oartive politike maqedonase si dhe lideri i BDI-së i kanë shprehur ngushëllime familjes Gligorov.