Vendimi, Kosova hap dyert për importimin e makinave të përdorura
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka vendosur të lejojë importimin e makinave me vit prodhimi më shumë se tetë vjet, në momentin e hyrjes në vend.
Sipas vendimit, për makinat me cilindratë deri në 2.000 centimetra kub, norma e akcizës do të jetë sipas kësaj formule: makinat e reja të paregjistruara nuk tatohen, makina me vit prodhimi deri në 8 vjet do të tatohen me 500 euro, ato deri në 9 vjet 700 euro, 10 vjet 800 euro, 11 vjet 900 euro, për 12-vjeçarët 1.000 euro dhe për 13-vjeçarët pagesa do të jetë 1.100 euro, njofton media e Prishtinës. Më tej, për makinat 2.000-3.000 kubikëshe, taksa do të jetë: për makinat e reja të paregjistruara dhe ato deri në 8 vjet 500 euro, 9 vjet 700 euro, 10 vjet 900 euro, 11 vjet 1.100 euro, 12 vjet 1.300 euro dhe 13 vjet 1.500 euro. Ndërsa për automjetet me fuqi motorike mbi 3.000 kubikë, akciza rritet: për të rejat e të paregjistruara dhe ato deri në 8 vjet 1.000 euro, 9 vjet 1.500 euro, 10 vjet 1.800 euro, 11 vjet 2.100 euro, 12 vjet 2.400 euro dhe 13 vjet 2.700 euro.
Kabineti qeveritar ka miratuar projektvendimin për ndalimin e importit të veturave të amortizuara. Ky vendim mund të hapë një mundësi të re për zotëruesit shqiptarë të makinave të përdorura, të cilat në vendin tonë po ngarkohen me një taksë shtesë, që është konsideruar tepër e lartë dhe që ka krijuar probleme në treg. Gjatë katër muajve të parë të këtij viti, sipas statistikave të ministrisë së Financave, nga taksa mbi transaksionin e makinave të përdorura u arkëtuan 600 milionë lekë, që është 22 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nisur edhe nga kjo, Financat kanë njoftuar se taksa për këtë qëllim do të hiqet, por ende nuk paraqitur ndonjë draft për një formulë të re.
(s.g/GSH/BalkanWeb)