Milo: Nëse Kodi Zgjedhor mbetet kështu, kopje

Ai shprehu shqetësimin për mos gjetjen e konsensusit midis dy partive të mëdha për përmbylljen e kodit zgjedhor.
"Reforma është një nga çështjet kryesore që për fat të keq nuk ka përfunduar ende. Është fatkeqësi që dy partitë kryesore nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për problemet esenciale të kësaj reforme dhe që garantojnë votën e lirë të njerëzve, mënyra si do të bëhet numërimi i votës, riformatimi i KQZ-së, mënyra e hapjes së kutive, çuditem se si një drejtues i organizmave ndërkombëtare e quan shumë të mirë kur nuk ka vendosur për çështje kryesore. Kjo reformë nëse do të mbetet siç është, është një kopje e reformës së vjetër ku hajdutët e votës do të vazhdojnë të vjedhin përsëri", tha Milo. Ai ndodhej në Korçë në një takim me strukturat e partisë së tij, nga ku theksoi se zgjedhja e Presidentit të ri duhet bërë me konsensus. /Start/
2012-05-25 11:05