Presidenti, Mediu-Berisha: Ramë dakord për procesin

Pas takimit, Mediu u shpreh se kishte rënë dakord me kryeministrin Berisha që procesi të jetë transparentë dhe serioz.
“Ne si Parti Republikane kishim kërkuar që të kishte një diskutim. Jam i kënaqur që ky proces ka nisur. Ne ramë dakord që t’i japin zgjedhjes së Presidentit një proces serioz dhe transparent, një proces serioz është figura e presidentit të ri, ndërsa një proces transparent, do të thotë që të angazhohet e gjithë klasa politike në vend. Pa dyshim qëndron mbi të gjitha Kushtetuta dhe i gjithë procesi do të vijë si rezultat i një gjykimi të përbashkët”, tha ai.
Presidenti, Berisha: Ramë dakord me Metën
Tiranë - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot në mesditë një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta, në lidhje me çështjen e Presidentit të ri të vendit.
Pas takimit, Berisha tha se kishte rënë dakord me Metën, teksa shtoi që në raundin e parë të kishte disa emra kandidatësh.
“Ky ishte një takim me përputhshmëri të plotë mendimesh me udhëheqjen politike të LSI që është aleatja kryesore e PD në koalicion. U ra plotësisht dakort që të bëhet çdo përpjekje në mënyrë që Presidenti i Republikës të zgjidhet me konsensusin më të gjerë të mundshëm. U shpreh besimi se kjo është një mundësi reale, u ra dakord që të vazhdojmë takime intensive të vazhdueshme që të bëhet sa më shpejt e mundur me kryetarin e shtetit të merituar. Do bëhet gjithcka. Jua them me qartësinë më të madhe se vullneti i kësaj mazhorance, dhe unë do vazhdoj konsultimet, vullneti është që në raundin e parë të ketë kandidatë seriozë, dinjitozë, kandidatë që mund të nderojnë vendin në detyrën e tij”, tha Berisha.
Nga ana e tij, Meta vuri theksin tek procesi se sa tek emri i kandidatit, teksa nënvizoi edhe një herë se Presidenti i ri duhet të zgjidhet me konsensus. “Në këtë takim së bashku me dy kolegët e mi kemi nënvizuar rëndësinë që zgjedhja e presidentit të vlerësohet si një moment kulmor i një procesi, i cili ndihmon në radhë të parë vendin që të ndihet i bashkuar, si dhe reformat që janë të rëndësishme për integrimin europian dhe marrjen e statusit. Shprehem për kontributin e LSI-së që procesi të jetë sa më konsensual dhe që të zgjidhet që në raundin e parë që të jepet një mesazh i pjekurisë politike. Në radhë të parë për shqiptarët që kërkojnë më shumë stabilitet dhe për partnerët ndërkombëtar që do të bëjnë vlerësim për Shqipërinë”, u shpreh Meta. Ndërkohë, gjatë pasdites, Berisha pritet të zhvillojë një takim edhe me kreun e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitetit, Shpëtim Idrizi si dhe me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. /Start/
2012-05-25 16:03