Vjedh kazinone per te shlyer borxhet
Tepelene- Per te shlyer borxhet e shumta qe i kishte nje firme private, eshte detyruar te grabise kazinone, te cilen e administronte. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Tepelenes, mesnaten e se enjtes duke u gdhire dita e djeshme, kur menaxheri i nje kazinoje eshte vene ne pranga, si i dyshuar per vjedhjen e ambienteve per t'i shlyer borxhet firmes "APEKS". Armand Sala, lindur ne Fier dhe banues ne Tepelene, eshte ndaluar per vepren penale te "vjedhjes" se 700 mije lekeve.
Burime zyrtare te policise thane se, ngjarja eshte konsideruar fillimisht si e zakonshme. "Ne oret e para te mengjesit te se premtes ne kemi marre njoftimin se ne qytet, ishte grabitur nje kazino si edhe shuma te konsiderueshme lekesh", thane burimet nga Komisariati i Tepelenes. Pas mberritjes ne vendngjarje te grupit hetimor, 26 vjecari Sala ka pretenduar se kazinoja e tij, ishte grabitur me thyerje dhe se ne kasaforten e saj, ishin vjedhur nje shume prej 200 mije lekesh. Policia lokale ka nisur hetimet intesive ne lidhje me zbulimin e autorit te kesaj vjedhje. Fillimisht eshte bere shoqerimi ne ambientet e Drejtorise se Policise Gjirokaster i punonjesve dhe personave te dyshuar. Por pas disa ore hetimesh vete ekspertet dhe grupi hetimor jane habitur me rezultatin e gjurmeve te gjetura. "Ne baze te provave te mbledhura po pervijoheshin dyshimet e para, se vete menaxheri i kazinose kishte stimuluar nje vjedhje te mundshme te saj", thane burime nga grupi hetimor.
Sipas skemes se grabitjes rezultonte se Armand Sala, pasi ka shkuar ne lokalin dy-katesh ne Tepelene, te cilin e ka marre me qira vete dhe e perdor si pike llotarie me kompjutera lojerash fati te firmes "APEKS", ka hipur ne tarrace nga pjesa e pasme. Eshte futur ne ambientet e brendshme te korridorit nepermjet deres se tarraces, e lene hapur me pare prej tij. Me pas me ane te nje leve hekuri ka perthyer deren e salles qe sherbente si bar dhe lloto dhe ate te salles me kompjutera lojera-fati, duke vjedhur ne kasaforte nje shume prej 158 mije lekesh dhe ne banakun e lokalit nje shume prej 5400 lekesh. Pas ketyre veprimeve autori eshte larguar qetesisht ne banesen e tij. Nderkohe gjate kontrollit qe policia ushtroi ne banesen e 26-vjecarit Sala, zbuloi shumen prej 158 mije lekesh, te cilat i kishte vjedhur ne kasaforten e kazinose qe menaxhonte.
Pasi kjo ngjarje nga grabitje e zakonshme kazinoje, ka marre nje rrjedhe tjeter grupi hetimor ka vijuar punen per zbulimin e shkaqeve, te cilat e cuan menaxherin e ketij lokali lojerash fati te stimulonte grabitjen e vetvetes. "Ai i vodhi vete leket, pasi kishte shlyer borxhet dhe shpenzuar nje shume prej 800 mije lekesh qe me pare, shume te cilen i detyrohej kompanise "APEKS" te lojerave te fatit tek e cila ishte punesuar", thone burimet policore. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.
Blerim Kore