Përleshje në ndërtesën e Ministrisë së FS-së
Prishtinë - Duket se pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës nuk e kanë kapërdirë dot faktin që nuk janë emëruar më në listat e funskionarëve të rinj. Ata kanë tentuar të hyjnë me forcë sot në ambientet e godinës së Ministrisë së Forcave të Sigurisë ku janë përballur me kundërshtimin e njësive speciale të cilët nuk I kanë lejuar ata të futen brenda. Protestuesit nuk janë në listën e të përzgjedhurve për FSK-në dhe ata pretendojnë se procesi i seleksionimit nuk ka qenë i drejtë.
“Hapat e ndërmarra nga institucionet tona nuk përkojnë me ritmin e nevojshëm për të shuar pakënaqësitë e ish pjesëtarëve të TMK-së. Premtimet e deritashme që s’janë fuqiplote ende i konsiderojmë si përpjekje e institucioneve për të fituar në kohë. Andaj, fakti që jemi mbledhur sot këtu tregon se qëndrojmë fuqishëm prapa kërkesave tona të parashtruara në institucionet përkatëse vendore. Mirëpresim hapa më intensiv nga institucionet dhe faktorët me ndikim, në mënyrë që të tërhiqemi nga protesta në rrugë, gjë e cila nuk na përkon me karakterin tonë ushtarak”, ka thënë z. Muhamet Gubetini.
Protesta për shprehjen e pakënaqësive nga pjesëtarët e TMK-së ishte paraparë të ishte e qetë mirëpo, protestuesit u tensionuan dhe iu afruan objektit të FSK-së për të hyrë brenda duke konstatuar se krerët e FSK-së duhet të japin dorëheqje për, siç thanë, gabimin e bërë. Ata u revoltuan sa shprehën pakënaqësi edhe për anëtarët e këshillit organizativ të protestës.