Një serb pranon se ka vrarë gazetaren e BBC-së
Londër - Gazeta londineze "Dejli telegraf" (The Daily Telegraph) shkruan se "një serb pranon se se ka vrarë prezantuesen e BBC së Xhil Dano në një sulm hakmarrës". Detektivët në Britani theksojnë tani se një vrasës i paguar ka qëlluar prezantuesen Dando. Ajo u qëllua me një plumb pas koke dhe vdiq në prill të vitit 1999 dhe për të fillimisht u dënua një person tjetër, Beri Xhorxh, i cili në përsëritje që iu bë gjyqit vitin e kaluar u lirua si i pafajshëm, për mungesë provash. Disa dëshmitarë, thotë gazeta, pretendojnë se kanë dëgjuar një serb që jeton në Ëest Midland se është mburrur për vrasjen e prezantueses. Ata thanë se personi pretendon se e ka bërë vrasjen si akt hakmarrjeje për sulmin e NATO s në 1999.QIK