Rehn kritikon ashpër Beogradin
Bruksel - Beogradi zyrtar është vënë në qendër të kritikave të Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oli Rehn. Ky i fundit ka kritikuar politikën serbe ndaj Kosovës më 17 shkurt, përkatësisht vizitat e parlamentarëve dhe qeveritarëve serbë në 1 vjetorin e pavarësisë. Kritikave të Rehn nuk i ka shpëtuar edhe Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç. “Sjellja e tij ndaj përfaqësusit të BE-së në Beograd është e papranueshme”, ka thënë Rehn.
Nga ana tjetër, Hollanda dhe disa vende të tjera kanë përsëritur kundërshtimin e tyre për zhbllokimin e MSA-së me Serbinë për shkak të mosbashkëpunimit me Hagën.
Nga ana tjetër, Hollanda dhe disa vende të tjera kanë përsëritur kundërshtimin e tyre për zhbllokimin e MSA-së me Serbinë për shkak të mosbashkëpunimit me Hagën.