E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 35-vjecari, mister autoret

Vlore- Nje 35-vjecare eshte plagosur ne rrethana ende te paqarta, oret e vona te mbremjes se diel prane zones se tregut te madh, ku ndodhet edhe Posta Qendrore. Persona te paidentifikuar kane qelluar me pistolete tre here, mbi Adnand Shehun, i cili perfundoi ne gjendje te rende ne spital. Ndihma e pare, te plagosurit i eshte dhene nga kalimtaret e rastit, ndersa pas disa oresh ne sallen e operacionit, 35-vjecari eshte nxjerre nga rreziku per jeten. Mjeket thane se Shehu ka pasur ne trup tre plumba, nje ne zonen e kraharorit, nje ne krah dhe tjetrin ne zonen e legenit. Policia ka mberritur menjehere ne vendngjarje duke nisur hetimet dhe marre deshmite e rastit. Ekspertet gjeten edhe tre gezhoja, qe sipas specialisteve nuk i perkasin nje arme "TT", por jane me te vogla nga pistoletat e zakonshme. Vete i plagosuri nuk ka dhene detaje te rendesishme per hetimin, pasi gjendja e tij nuk ka qene optimale sipas mjekeve. Po keshtu deshmitaret nuk kane mundur te shohin atentatorin. Por grupi hetimor, si piste te pare heton shfaqjen e nje sjellje jo te zakonshme nga i plagosuri, qe mendohet se ne situate depresive mund te jete konfliktuar apo ka ngacmuar persona te tjere ne rruge. Por policia nuk perjashtoi edhe pista te tjera per ngjarjen.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›