E Diel, 1 Nëntor 2026

Perleshje per kompjuterin, theret me thike 19-vjecari

Korce- Grinden per nje kompjuter ne internet-kafe, e plagos me thike 19 vjecarin dhe arratiset. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne lagjen nr. 6 te Korces, kur M. R., perfundoi ne spitalin rajonal me kater plage thike ne gjoks dhe brinje. Policia nisi hetimet per vepren penale te "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative" ne ngarkim te te dyshuarit Lorant Zylali, 21 vjec, banues po ne lagjen ku ndodhi krimi. Burime zyrtare sqaruan se rreth ores 18:00 te se enjtes, tek nje qender interneti ne Korce, Zylali eshte konfliktuar per motive te dobeta me 19 vjecarin. Pasi kane shkembyer fyerje dhe sharje, ata kane kaluar ne perleshje fizike. Zylali dyshohet se ka qelluar me thike dy here ne gjoks dhe dy here ne brinjen e majte, adoleshentin M. R., banues ne lagjen nr. 15 te qytetit. I plagosuri u dergua nga te pranishmit me urgjence ne spital ku dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten pas nderhyrjes kirurgjikale. Policia ka shkuar ne vendngjarje duke kryer veprimet paraprake dhe marrjen ne pyetje te deshmitareve, por nuk ka mundur te ndaloje dot autorin e dyshuar Lorant Zylali, i cili eshte arratisur menjehere pas krimit te kryer. Burime zyrtare konfirmuan se dosja qe i perket prokurorise mban akuzen e "vrasjes me dashje te mbetur ne tentative".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›