E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshje të reja në Egjipt, bilanci arrin në 20 të vdekur

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri i viktimave nga e diela në të hënën ka arritur nga 11 në 20 të vdekur.

Dy persona humbën jetën kur filloi sulmi të shtunën, teksa 1750 të tjerë janë plagosur.
Kjo është protesta më e gjatë qëkur ish-Presidenti Hosni Mubarak u rrëzua nga pushteti në muajin shkurt.

Demonstruesit thonë se Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura të Egjiptit po përpiqet të mbajë kontrollin e pushtetit. Ata dolën në protesta pasi Këshilli Suprem kërkon të ketë të drejtën për të thënë fjalën e fundit për politikat e rëndësishme që do të ndiqen edhe pas daljes së qeverisë së re nga zgjedhjet e javës që vjen./Start/F.P/

                                                                                             2011-11-21 11:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›