E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Bruksel rinis dialogu Prishtine-Beograd

Kosova dhe Serbia rinisin kete  te hene dialogun per te biseduar ceshtjen e bashkepunimit rajonal telekomin energjine per menaxhimin e integruar te kufijve si dhe ceshtjen e kompletimit te planeve per implementimin e kater marreveshjeve qe ende nuk jane duke u zbatuar e qe jane levizja e lire njohja reciproke e diplomave universitare kthimi i dokumentacionit kadastral dhe regjistrave civile. Mirepo kesaj radhe ne takim theks i vecante do ti kushtohet ceshtjes se pikave kufitare Jarinje dhe Bernjak ne veri te Kosoves. Sipas kryenegociatores se Prishtines ne biseda me Serbine Edita Tahiri Kosova dhe Serbia kane perafruar qendrimet nga nje ide e ndermjetesit ne keto biseda Robert Kuper per nje menaxhim te integruar te kufirit verior Kosove-Serbi. Mirepo pala serbe akoma nuk e konfirmon nese eshte pajtuar plotesisht me kete ide te ndermjetesit Robert Kuper.

Menaxhimi i integruar i kufirit Kosove-Serbi model evropian

Kosova ka marreveshje te tilla me vendet fqinje te saj. Menaxhimi i integruar i kufirit ka te beje me organizimin e pikave te perbashketa doganore ne kufij pa e detyruar Serbine qe ta njohe Kosoven si shtet. Menaxhimi do te behej nga doganieret e Kosoves ata misionit te Bashkimit Evropian ne Kosove EULEX dhe doganieret e Serbise. Per kete ceshtje Edita Tahiri thote

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shefi i delegacionit te Serbise ne biseda me Kosoven Borisllav Stefanoviq

Ne kete kuader ne do te vazhdojme te mbeshtesim dhe diskutojme per keto ceshtje por gjithnje me garancat qe marreveshja e bashkepunimit midis dy shteteve Kosoves dhe Serbise te nenshkruhet nga dy palet si dhe nenshkrues te jete edhe Bashkimi Evropian per dallim nga heret tjera kur marreveshjet kane qene bilaterale por ska pasur nevoje per nenshkrim. Ne kete rast per shkak te specifikave te marredhenieve nderfqinjesore me Serbine ne kemi kerkuar pra qe garancat te jene edhe te BE-se thote Edita Tahiri.

Nderkohe partite politike opozitare kritikojne ashper qeverine e Kosoves e cila sipas tyre ka pranuar qe ne kuader te dialogut teknik ta diskutoje ceshtjen e kufirit verior te Kosoves me Serbise duke e shkelur keshtu nje rezolute te kuvendit te Kosoves me te cilen thuhet qarte se ceshtja e kufijve te Kosoves nuk duhet te diskutohet me Serbine.

Mirepo kryeministri i Kosoves Hashim Thaci thote se marreveshja per menaxhim te integruar te kufirit me Serbine eshte model evropian dhe nuk duhet ngaterruar ate me bisedimet per kufijte Vete fakti se Serbia po e pranon nje koncept te tille te diskutuar prej institucioneve te Kosoves me BE-ne dhe SHBA-ne nje koncept qe eshte evropian eshte njohje jo vetem e kufirit por mund te them se eshte edhe njohje e institucioneve te Republikes se Kosoves nga Serbia thote kryeministri Thaci.

Serbia nuk i njeh kufijte e Kosoves

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndermjetesuesi ne bisedime Robert Cooper

Mirepo shefi i delegacionit te Serbise ne biseda me Kosoven Borisllav Stefanoviq ka thene per mediat ne Serbi se pala serbe ende nuk ka kurrfare marreveshjeje me palen nga Kosova. Borisllav Stefanoviq ka thene se Serbia nuk i njeh kufijte e Kosoves dhe se kjo marreveshje sipas tij nuk ka te beje me menaxhimin e integruar te kufijve Nese kjo do te jete zgjidhje me siguri se ajo nuk do te jete per menaxhim te integruar te kufijve sepse per ne kufijte me Kosoven nuk ekzistojne. Serbia kufirin me Kosoven e sheh vetem si nje vije administrative ka thene Borisllav Stefanoviq. Sipas tij aktualisht po bisedohen shume zgjidhje por ende nuk ka nje zgjidhje te vetme sic pretendon pala kosovare ne bisedime.

Qeveria e Serbise ne fund te javes qe shkoi miratoi nje dekret me te cilin perpiqet ti mundesohet ekipit negociator qe ne bisedime me Kosoven te zbatohet nje pjese e marreveshjes se arritur ne Bruksel. Dekreti mundeson qe Kosoves ti jepen librat amez perkatesisht shenimet personale per qytetaret e saj. Kopjet e ketyre librave pas certifikimit do ti dergohen Bashkimit Evropian dhe Kombeve te Bashkuara.

Fillimi i muajit te ardhshem eshte afati kur do vendoset nese Serbia do te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne Bashkimin Evropian. Por kusht per kete eshte normalizimi i marredhenieve me Kosoven. Kjo ne radhe te pare nenkupton rifillimin e bisedimeve por edhe levizjet konkrete per shtendosjen e situates ne veriun e Kosoves.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›