Ne Bruksel vazhdojne negociatat - pritjet modeste

Qeveria e Kosoves eshte e gatshme qe me Beogradin te bisedoje per menaxhimin e perbashket te kufirit shteteror mes Kosoves dhe Serbise qe parashikohet edhe me planin e Marti Ahtisaarit. Ne kumtesen e qeverise thuhet se Prishtina do te insistoje qe Beogradi te zbatoje te gjitha marreveshjet e arritura deri tani.
Bildunterschrift Edita Tahiri
Delegacioni i Kosoves i udhehequr nga zevendeskryeministrja Edita Tahiri ne Bruksel do te kerkoje qe te shperblehet edhe roli konstruktiv i Prishtines ne dialog dhe te filloje vendosja e marredhenieve kontraktuale me Bashkimin Evropian. Ne delegacioni do te jene edhe keshilltaret e kryeministrit perfaqesuesit e ministrise se jashtme dhe te brendshme perfaqesuesit e doganave dhe zyrtare te policise kosovare.
Bildunterschrift Borisllav Stefanoviq
Pala serbe e udhehequr nga Borisllav Stefanoviq eshte e mendimit se ne kete takim duhet hapur edhe ceshtja e veriut dhe zhvillimeve te fundit atje. Por kesaj radhe jane shtuar mosmarreveshjet ne mesin e serbeve. Perfaqesuesit e serbeve ne veri te Kosoves i kane kritikuar marreveshjet e deritanishme mes Prishtines dhe Beogradit. Ky fakt si dhe zgjedhjet e pritura ne Serbi kane bere qe delegacioni i qeverise serbe ta kete edhe me veshtire te realizoje marreveshjet e arritura thote ne nje interviste per Deutsche Wellen ne shqip Oliver Ivanoviq sekretar ne ministrine serbe per Kosoven i cili nga keto bisedime nuk pret shume
Shpresoj se do te arrihet marreveshje per diplomat sepse kjo eshte nje prej marreveshjeve me te lehta qe nuk ka pasoja politike. Kjo eshte me rendesi sepse situata politike ne Prishtine aktualisht eshte jostabile ndersa ne Serbi priten zgjedhjet. Ne kushte te ketilla asnjera qeveri nuk eshte teper konstruktive dhe e gatshme per kompromise serioze. Marreveshja e dyte qe mund te arrihet eshte ajo per perfaqesimin e Kosoves ne takimet rajonale ndonese kjo ceshtje eshte me e veshtire. Te gjitha cesthjet tjera jane shume kontestuese pohon Ivanoviq.
Bildunterschrift
Delegacioni serb kesaj radhe do ta kete ne Bruksel edhe me veshtire se me pare sepse Serbia eshte futur pothuajse ne fushate elektorale ku Kosova serish eshte nje prej temave me te rendesishme. Nderkohe qe serbet nga veriu i Kosoves kane kerkuar edhe shkarkimin e Stefanoviqit te pakenaqur me marreveshjet e arritura deri tani. Ivanoviq thote se ne keto bisedime nuk duhet vene kushte kohore sepse asnje marreveshje e shpejte nuk eshte e mundur.
do marreveshje e arritur duhet te kenaqe shume aspekte. Nder tjerash me keto marreveshje duhet te pajtohen edhe serbet e Kosoves. Ata nuk jane elementi vendimtar por jane element shume i rendesishem per realizimin e marreveshjeve thote Ivanoviq i cli paralajmeron nga mundesia qe serbet e pakenaqur te shpallin pavaresine e veriut te Kosoves ne qofte se nuk gjendet ndonje zgjidhje e shpejte.
Kjo ide eshte kundershtuar nga disa analiste dhe perfqesues te qeverise serbe qe deshmon se edhe mes vet perfaqesuesve te qeverise ka dallime te medha per marreveshjet e mundshme dhe ne radhe te pare realizimin e tyre. Analisti Vuk Stankoviq Vuk Stankoviq thote se kjo ide eshte e pazakonshme sepse nuk dihet se cfare pavaresie do ta shpallin ata Nga Serbia apo Kosova pasi qe serbet edhe me tej mendojne se Kosova eshte pjese e Serbise.
Ekspertet nga Beogradi paralajmerojne se ne kushte te tilla eshte shume veshtire te pritet ndonje marreveshje serioze mes Prishtines dhe Beogradit.
Autor Bahri Cani
Redaktor P. Pani
Pandeli Pani