Sistemi i institucioneve penitenciare ne Shqiperi

Nje nga 12 pikat qe duhet te plotesoje Shqiperia per anetaresimin e saj ne BE eshte dhe permiresimi i standardeve ne sistemin e institucioneve penitenciare pra ne ambientet e burgimit dhe te paraburgimit. Aktivistet e organizatave qe punojne ne fushen e lirive dhe te drejtave te njeriut pranojne nje sere ndryshimesh pozitive ne kushtet e te burgosurve dhe te paraburgosurve por ende ata ngrene probleme serioze ne menyren e trajtimit dhe te kushteve te jeteses se tyre. Nje prej tyre lidhet me gjendjen e strehimit dhe te trajtimit te atyre te denuarve qe jane te semure apo jane ne moshe te thyer.
Sistemi i institucioneve penitenciare si autoritetet administrative qe njihen me ligj per te ekzekutuar vendimet e dhena nga gjykata per ruajtjen dhe mbikeqyrjen e personave aktualisht perfshin 21 ambjente burgimi dhe paraburgimi si dhe nje spital per te burgosur dhe nje institucion per te miturit. Ne baze te te dhenave zyrtare te fundit nga Ministria e Drejtesise ne kete sistem trajtohen rreth 4 800 te denuar dhe te burgosur prej te cileve rreth 90 jane femra dhe rreth 130 ne moshe te mitur.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vjollca Mecaj drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit
Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar te Helsinkit Vjollca Mecaj thote per DW se ne sistemin e burgjeve ka ndryshime te ndjeshme ne infrastrukture ne permiresimin e kushteve te jeteses dhe integrimit te tyre por ende ekzistojne mjedise burgimi ose paraburgimi qe sipas saj kane probleme serioze ne trajtimin qe iu behet personave qe ndodhen ne to.
Do te permendja psh burgun e grave ne Tirane qe eshte ne gjendje qe le per te deshiruar. Ka ardhur koha qe aty duhet bere investim edhe per te respektuar barazine gjinore. Do te permendja gjithashtu faktin se nje personi qe i privohet liria duhet te kaloje ne disa faza. Faza e pare eshte ndalimi ose shoqerimi qe i ben policia. Ne polici problemet jane shume te medha qofte nga pikpamja e infrastruktures qofte nga kompetenca a menyra e trajtimit dhe respektimit te te drejtave te njeriut per gjithekend qe ndalohet ose shoqerohet nga autoritetet policore. Nje ceshtje tjeter qe kemi konstatuar dhe qe kerkon nderhyrje eshte permiresimi i trajtimit te personave me probleme shendetesore dhe qe ndodhen brenda institutioneve te burgimit dhe paraburgimit vecanerisht ka probleme me ata qe jane te semure mendore.
Trajtimi i te burgosurve te semure
Mecaj apelon se prokuroria dhe gjykata duhet te jene te vemendshem ndaj personave qe semuren gjate kohes kur ata jane duke vuajtur denimin si dhe ata qe kur kane kryer vepren penale kane rezultuar me fakte se jane te semure mendore. Trajtimi i ketyre te fundit duhet te jete sipas Komitetit Shqiptar te Helsinkit ne baze te ligjit pa u sistemuar ne ambjentet ku qendrojne te burgosur ose parabugosur te tjere. Deri me tani jane evidentuar 70 persona ndaj te cileve nuk zbatohet procedura e mjekimit per diagnozen qe kane dhe per kete Komiteti Shqiptar i Helsinkit eshte duke negociuar me autoritetet qe te kete sa me pare nje zgjidhje ligjore dhe konform konventave nderkombetare te te drejtave te njeriut.
Kushtet e veshtira te te denuarve qe kane probleme shendetesore ose qe jane ne moshe te thyer i ka konstatuar dhe nje perfaqesi nga bordi i Qendres per Rehabilitimin dhe Kerkimeve te Viktimave te Tortures RCT nga Danimarka. Ekipi i RCT-se vizitoi ditet e fundit burgun e Krujes rreth 60 km larg Tiranes nje institut i vecante penitenciar qe sipas eksperteve eshte nje mjedis qe me kushtet qe ofron eshte nje format i perzjere mes nje burgu dhe nje spitali burgu. Me nje kapacitet prej 200 vendesh aty jetojne persona te denuar qe vuajne me semundje psiqike dhe kronike te moshuar mbi 65 vjec ose qe rezultojne me aftesi te kufizuara.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Karin Verland drejtore e pergjithshme e RCT-se nga Danimarka
Karin Verland drejtore e pergjithshme e RCT-se thote per DW se megjithese banoret ne ate burg ishin ne gjendje te renduar shendetesore kushtet e strehimit te tyre ishin te rrenuara ne nje ndertese te vjeter dhe shume te ftohte.
Te burgosurit rrinin shume ne nje dhome ishin 6 vete ne nje dhome fare te vogel ku inventari aty brenda ishte i mjeruar krevatet e vjetra karriket dhe tavolina po keshtu nje ngrohes i vogel ne perdorim. Ishin kushte te paimagjinueshme. Na beri pershtypje qe per te burgosurit ishin ne perdorim vetem medikamente te forta qetesimi qe i mbanin ata ne gjendje lodhjeje dhe pafuqie. Pra pa bere nje diferencim mes nivelit shendetesor te gjithesecilit. Tjeter. Qe te shkoje nga qyteti deri ne ate burg per rreth gjysem ore duhet te kaloje nje rruge ne gjendje te tmerrshme. Nuk e imagjinoj se si mund ti vihet ne ndihme ketyre njerezve kur ata do te kene nevoje qe per aresye shendetesore te levizin per ndihme urgjente drejt vendit ku do ti jepet nje ndihme me e specializuar. Nuk e imagjoj dot.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anders Bernhof qe mbulon marredheniet me median ne RCT
Prof. Laurids Sandager Lauridsen anetar i bordit te RCT nisur nga vizita qe ka bere ne burgun e Krujes por dhe nga kontaktet qe ka zhvilluar me autoritetet zyrtare apo aktiviste te te drejtave te njeriut ne Shqiperi thote se problematika ne sistemin e institucioneve penitenciare duhet shikuar me seriozitet dhe me realizmin e hapave konkrete.
Kerkesa te BE
Permiresimi i kushteve ne burgje eshte njeri nga 12 pikat qe vendi duhet te plotesoje ne procesin e integrimit ne BE. Kjo duhet bere konkretisht duke investuar me burime financiare dhe njerezore. Ne e dime qe nga BE jane levruar fonde te shumta ne permiresimin e situates por nuk duhen lene pas dore dhe kushtet si ato qe kemi pare psh ne burgun e Krujes. Ata njerez ishin si te izoluar nga bota. Ne kushte te mjeruara si dhe pa mundesi informimi dhe relaksimi. Nese nuk jane ne gjendje te mire shendetesore apo ne moshe te thyer kjo nuk do te thote ti lesh pas dore dhe ti trajtosh ne ate menyre.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Prof. Laurids Sandager Lauridsen anetar i bordit te RCT
Anders Bernhof qe mbulon marredheniet me median ne RCT shton rrezikun serioz qe mund te vije ne burgun e Krujes nga fakti qe nuk kishte kushte per te realizuar testimet mjekesore per HIV/AIDS si para se te denuarit te pranoheshin apo gjate kohes qe ata qendronin per te vuajtur denimin.
Nje raport permbledhes me gjithcka ne kemi kontatuar per trajtimin e te burgosurve dhe te paraburgosurve do ta pergatisim shume shpejt per tua bere prezente autoriteteve zyrtare dhe rrjetit te organizatave qe punojne ne fushen e te drejtave dhe lirive te njeriut. Trajtimi njerezor dhe me standarte i atyre qe me ligj u hiqet liria eshte nje parameter qe Shqiperia duhet ta plotesoje ne kuader te perpjekjeve qe vendi ben per tu afruar ne BE.
Per te permiresuar gjendjen ne ambjentet e burgimit dhe te paraburgimit kontribuojne dhe nje sere organizatash joqeveritare. Njera prej tyre Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ne fokus monitorimin e situates si dhe asistencen ligjore per te denuarit ose ata qe jane ne paraburgim ne pritje te vendimit gjyqesor. Vjollca Mecaj permend nje projekt gati dhjetevjecar qe realizohet ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve dhe me mbeshtetje nga Holanda per te trajnuar stafet qe punojne brenda institucioneve penitenciare per te rritur standartet e sherbimit dhe aktivizimit te tyre ne respektimin rigoroz te te drejtave te njeriut.
Autor Arben Muka
Redaktoi Angjelina Verbica