E Diel, 1 Nëntor 2026

Përleshjet në Tibet, Kina fajëson murgjit tibetianë

Qeveria e Kinës i konfirmoi përleshjet në një manastir në Tibet në jugperëndim të vendit, por nuk i komentoi raportet se dy persona janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme tha se "në ditët e fundit, disa murgj në manastirin Kirti kanë prishur rendin shoqëror", dhe se pushteti lokal në zonën Ngaba të provincës Siçuan ka urdhëruar edukim "kolektiv"në manastirin, me qëllim të ruajtjes së "rendit normal religjioz".

Trazirat në rajon shpërthyen në muajin mars kur një murg i ri i vuri zjarin vetes dhe vdiq në shenjë të protestës kundër qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›