Rregjistrimi i pakicave minoritaret ne Fier thyejne bojkotin
Rregjistrimi i popullsise eshte mirepritur dhe po vijon normalisht nga minoritetet serbe dhe vllahe në qarkun e Fierit. Në zonën rreth Libofshë janë 112 familje me kombësi serbe dhe 70 me kombësi arumune që pohojnë se nuk janë influencuar aspak nga thirrjet politike apo nacionaliste për bojkotimin apo mënyrën e regjistrimit. Në familjen Dulevic me kryefamiljarin serb dhe bashkëshorten e tij shqiptare të gjithë pjestarët kanë deklaruar lirshëm përkatësinë e tyre etnike.
Rregjistrimi I popullsisë do t’I çojë çdo personi identitetin në vend. Plakut tim tërë jetën I kanë thirrur serb. Më vjen keqardhje të paktën për njerëzit e mi që kërkojnë ta mohojnë origjinën e tyre. E kam për krenari që t’I vihet çdo personi identiteti në vendin e tij”- tha Eqerem Dulevic.
“Ka qenë shumë normale. Jam rregjistruar si shqiptare dhe burri është rregjistruar si serb”-Suzana Dulevic.
Anketuesit e zonës pohon se ka patur raste që brenda një familje pjestarët janë deklaruar me kombesi te ndryshme.
“Refuzime nuk ka pasur nga asnjë familje. Ka patur familje ku burrat janë rregjistruar serbë dhe gratë e tyre shqiptare. Për mendimin tim është normale”- tha anketuesi Agim Bregu.
“Deri tani nuk kemi patur asnjë refuzim megjithëse këtu në zonën tonë ka dhe pakica kombëtare si serbë e vllehë, por secili ka deklaruar sipas dëshirës së tij”- tha anketuesja Adriana Dhima.
Procesi i rregjistrimit ne pakicat kombetare te qarkut te Fierit konsiderohet prej tyre si nje e drejte e ligjshme dhe parashikohet qe te arrijë ne masen 100% deri ne perfundim te afatit.
Aleksandër Nushi