BB-ja do të investojë miliarda dollarë në tre vjet në infrastrukturë
Banka Botërore njoftoi dje se do të investojë 45 miliardë dollarë në tre vitet e ardhshme në disa projekte infrastrukturore. Institucioni me seli në Uashington njoftoi në një komunikatë se do të krijonte një strukturë të specializuar për këto investime. Kjo përbën një rritje prej 50 për qind të shumave për këtë sektor gjatë tre viteve të mëparshme. "Investimet në infrastruktura mund të japin një bazë për krijimin e vendeve të punës për një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe do të bëjnë të mundur të luftohet varfëria si dhe mund të ndihmojnë në rimëkëmbjen e saj",- shpjegoi presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick. BB-ja njoftoi një rritje në të njëjtat raporte të investimeve në bujqësi me 12 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme.
24 Prill 2009