Përmasat e vërteta të humbjes, Rama do i kuptojë pas arratisë së mbrëmshme në Pezë

Pas dështimit të thellë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, kryesocialisti Edi Rama (faktikisht edhe për pak ditë mund ta mbajë këtë post, pasi do t’i duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme), vendosi të kthehet në Pezë, aty ku me miqtë e tij të ngushtë, shpreson të gjejë ngushëllime, si gjithmonë, duke vënë në punë intrigën e besëprerjen. Megjithëse, gjatë ditës së djeshme, përpiqej që në media dhe përpara opinionit publik, të mbante me vështirësi të madhe ndjenjën e sigurt për fitoren e zgjedhjeve dhe mohimin e të gjitha rezultateve të kompanive të “exit-polleve”, në vetvete, Rama e dinte humbjen dhe po përgatiste terrenin për t’u kthyer përfundimisht në Pezë, tek Kulla e Myslym Pezës, të cilën tani e administroka i biri i tij, miku i Edvinit, Dash Peza. Besëprerja merr një kuptim në këtë rast, po të kujtojmë se tashmë, me rezultatet paraprake, as mandati i deputetit të Dash Pezës nuk është më i sigurtë. S’dihet nëse ai e bën përgjegjës Edvinin për këtë dështim, por sigurisht, pas rezultatit, kjo përkthehet në kosto politike dhe njëherazi nisjen e procedurave hetimore për qindra afera të tyre, përmes ndërtimeve pa leje, zënien e hapësirave publike, Koço buxhetet, gjobat e paligjshme,. etj.
Kësisoj, kryesocialisti dhe kryebashkiaku Edi Rama, i humbi përfundimisht hipotekat politike, e tani që nga Peza, atij do t’i duhet të mendojë stratagjema për t’u përballur me organin e akuzës, sidomos për vlerësimet e komisionit hetimor mbi veprimtarinë e kryebashkiakut dhe të miqve të tij, rrethues.
Humbja e zgjedhjeve, ishte pikërisht dënimi paraprak i tyre, dënimi që qytetarët e Tiranës i dhanë përmes votës, politikave të tij diskriminuese dhe abuzimeve të pafundme në kurriz të taksapaguesve kryeqytetas, por tani ekziston droja që përmasat e vërteta të dështimit, Edvini t’i kuptojë pas vizitës së pritshme në Pezë.
...