E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëdhënësja e fushatës Majlinda Bregu, reagon pas konfiskimit të stilolapsave me mikrokamera

“Rama ka humbur besimin te socialistët, dështoi edhe t’u diktojë votën” 

 Zëdhënësja e fushatës Majlinda Bregu doli në komunikimin e saj të parë me mediat nga selia e PD-së, nga ku denoncoi përdorimin e kundërligjshëm të stilolapsave me kamera që janë përdorur nga Partia Socialiste për të fotografuar votën.

Jam këtu për të reaguar lidhur me atë ashtuquajturin incident në zonën e Kombinat, në qendrën 1862, ku Saimir Tahiri, ky eksponent i politikës së re të intimitimit është kthyer tanimë me eksperiencat e vjetra të sigurimit të shtetit për të dëmtuar procesin nëpërmjet gjurmimit dhe spiunimit të votës së lirë.

Tani do t’jua bëj publik, do t’ua faktoj se çfarë synon PS me mjetet e teknologjisë së lartë në dhunim të plotë të plotë të gjithë procesit elektoral

Ky stilolaps është ai që i kanë marrë Saimir Tahirit në Kombinat, i përdorur sot në mëngjes në një pjesë të qendrave të votimit nga kandidatët socialistë.

Ju siguroj që përveç një liste të materialeve që janë të lejuara sipas kodit zgjedhor për të qenë prezent në qendrën e votimit dhe një pajisjeje të posaçme për të verbrit nuk lejohet asnjë material tjetër.

Çfarë bën ky stilolaps, i cili mesa duket është shpikja e fundit dhe manipulimit të PS, do të kishte qenë shumë e ndershme nga ana e tyre nëse zgjedhësit do të ishin të lirë nga ana e tyre dhe do të orientoheshin nga partia e tyre për të realizuar të gjitha kushtet për një proces brenda standardeve. Ky stilolaps, të cilin këtu e keni në format të zbërthyer dhe që është i Saimir Tahirit; do të vij më pas t’ju tregoj edhe fotot që janë  regjistruar në këtë stilolaps dhe është elementi kryesor me të cilin kandidatët socialistë po mundohen të blejnë votat e qytetarëve.

Kjo lloj prove që unë po ju dëshmoj sot, nuk është e stisur, ky njoftim nuk u bë në rastet e para të identifikimit të këtyre mjeteve, por sigurisht në momentin që ne patëm sigurinë se cili ishte kurthi i radhës dhe hilja e radhës e menduar nga socialistët për të vërtetuar pikërisht dëshpërimin e tyre, besoj se jemi në të njëjtin linjë me ndërkombëtarët, me të gjithë ata që kërkuan një proces të ndershëm  të lirë zgjedhor në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›