Banda e Gaxhait, 5 dënime me burgim të përjetshëm
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për pesë anëtarët e bandës së Gaxhait. Në seancën e djeshme, edhe pse mungonin si të pandehurit ashtu edhe avokati i Gazmir Brakës, trupi gjykues ka vendosur vazhdimin e seancës dhe leximin e pretencës nga ana e prokurorit të çështjes. Në konkluzionet e nxjerra, prokurori ka cilësuar fajtorë të pesë të pandehurit dhe ka kërkuar dënimin e tyre me burgim të përjetshëm për konsumimin e disa veprave penale. Prokurori ka kërkuar dënimin e Gazmir Brakajt (Gaxhai), me burgim përjetë si dhe të Armando Sulejmanit (Çipuri), Sokol Sinomatit (Buzëderri), Edmond Leskajt,(Mond Fshatari), Gazmend Nebiut, të katër anëtarë të bandës së Gaxhait. Të pesë të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim ndaj shtetasit Bashkim Dule, “Krijimit të bandës së armatosur”, “Kryerjes së krimeve nga bandat e armatosura”, siç janë vrasjet me paramendim të shtetasve Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zihni Haruni, Robert Myftari, vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të punonjësit të policisë Viron Rrapaj, vjedhjes me dhunë në dëm të shtetasve Artur Pashaj, Vladimir Mema dhe Flamur Xhelaj, si dhe “armëmbajtjes pa leje”.
Banda e Gaxhait
I pandehuri Gazmir Brakaj u kthye në fshatin Cerkovinë ku kishte origjinën e prindërve të tij, dhe një pjesë të të afërmve të tij. Ky moment u dëshmua qartë para gjykatës nga deklarimet e shtetasve Bujar Bega dhe Shpëtim Ismaili. Bujar Bega, në deklarimet që ka dhënë (administruar tashmë gjatë këtij gjykimi) ka shpjeguar qartë se i pandehuri Gazmir Brakaj, i cili njihej me nofkën “Gaxhai”, jetonte së bashku me një grup personash të armatosur në Cerkovinë. Aktiviteti i të pandehurve që bashkëpunonin në kuadrin e një bande të armatosur, filloi të bëhej më i konsoliduar e më i planifikuar pas konfliktit që banda e Gaxhait pati me bandën e Zanit (Myrteza Caushi). Lindja e konfliktit mes këtyre dy bandave është dita e vrasjes së Bernard Duçkës (me nofkën “Kuqo”).
Dënimet e mëparshme
“Për sa i përket rrezikshmërisë shoqërore të vetë të pandehurve, i kërkojmë gjykatës që të ketë në konsideratë jo vetëm krimet mjaft të rënda të kryera prej të pandehurve, por dhe faktin që disa prej këtyre të pandehurve, edhe pas goditjes dhe shpërndarjes së bandës, kanë vazhduar veprimtarinë e tyre mjaft të rëndë kriminale. Kështu, i pandehuri Gazmir Brakaj është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me burgim të përjetshëm për një tjetër vepër penale të kryer në këtë qytet. Edhe të pandehurit Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani janë dënuar për veprën penale të vrasjes së shtetasit Elton Tato dhe vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Robert Boraku ngjarje e ndodhur në datë 26.02.2002, dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë përkatësisht me 25 vjet burgim Sokol Sinomati dhe 20 vjet burgim Armando Sulejmani. Gjithashtu, i pandehuri Armando Sulejmani ka rezultuar të ketë qenë i dënuar edhe dy herë të tjera për vepra të ndryshme penale”.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009