Italianët bllokojnë sitemin e kontorllit të kufirit
Autori i Lajmit: red.
Sistemi i kontrollit elektronik të pasaportave në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë nuk funksionon dhe autoritetet kufitare u janë rikthyer regjistrave për të parë nëse shtetasit që hyjnë dhe dalin nga vendi ynë janë apo jo persona në kerkim. Shkak i bllokimit të kontrollit është mos pagesa e linjës satelitore për sistemin TIMS, që mban funksional komunikimin e kompjuterave në të gjitha pikat kufitare shqiptare, si dhe me sistemin ndërkombëtar. Pala italiane kërkon parapagimin e shërbimit për vitin 2009, gjë që legjislacioni shqiptar nuk e lejon. Vetëm 10 për qind e shumës totale mund të bëhet parapagim, ndërsa pjesa tjetër jepet në afate të përcaktuara në kontratë. Por pala italiane këmbengul dhe kërkon gjetjen e një zgjidhjeje nga qeveria shqiptare. “E kemi mbyllur shërbimin pasi nuk kemi marrë pagesën. I a kemi komunikuar këtë qeverisë, të cilës i kemi paraqitur edhe dokumentin e duhur dhe presim të marrim përgjigje”, ka deklaruar Laura Lazaretto, specialiste e “Dish Netuork” në Itali. Ndërprerja e sistemit “TIMS” në pikat kufitare shqiptare ka krijuar kaos në ditët e fundit, për shkak të procedurave më të zgjatura të kontrol1it. Por ndërkohë, kontrolli me regjistër, duke qenë më pak i sigurt se ai elektronik mund të krijojë mundësine e kalimit edhe të personave në kërkim. Pala shqiptare është duke punuar për gjetjen e zgjidhje sa më të shpejtë për të shmangur kaosin e krijuar ditët e fundit për shkak të prishjes së këtij sistemi.
Sistemi TIMS
Projekti TIMS i ICITAP-it është ndërtuar për t i dhënë Shqipërisë një sistem menaxhimi të informacionit të kohëve më të fundit, i cili aktualisht përqendrohet në katër fusha: 1) Kontrolli i Kufirit, 2) Trajtimi i rasteve, 3) Zbulimi Penal, dhe 4) Regjistri Kriminal. Por, cilësinë e këtij sistemi e përcakton informacioni që futet në të dhe mënyra se si analizohet dhe përdoret ai informacion. Kjo, sigurisht, varet nga elementi njerëzor. Projekti TIMS është ende në fazën e vënies në zbatim. Megjithatë, edhe me instalimet e kufizuara që ekzistojnë aktualisht, sistemi ka ndihmuar për shumë hetime penale dhe arrestime si dhe ka rritur eficiencën dhe identifikimet në Pikat e Kontrollit të Kufirit. ICITAP-i është në procesin e zhvillimit të ekspertizës teknike të qeverisë shqiptare, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Këshilltarët dhe stafi i ICITAP-it kanë trainuar homologët e tyre dhe po zhvillojnë planet për kalimin përfundimtar të këtij sistemi në duart e qeverisë shqiptare. Këto plane përfshijnë kërkesat e nevojshme buxhetore me qëllim që të ruhet mirëmbajtja dhe operacionet e këtij sistemi. Është shumë i kushtueshëm dhe do të duhet një përkushtim këmbëngulës financiar nga qeveria shqiptare me qëllim që sistemi të vazhdojë të operojë dhe të zhvillohet sipas projektit.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009